Të paktën 28 persoan janë arrestuar të enjten, si pjesë e dy hetimeve të ndara për lidhje me Lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut.

Fletarrestimet ishin lëshuar për 21 persona në një hetim të bazuar në Nigde. Deri tani 14 nga të arrestuarit janë marrë në Nigde dhe Ankara. Të arrestuarit përfshijnë studentë universitar, akademik, pronar të bizneseve të nivelit të ulët dhe drejtues të korporatave. Ata akuzohen të kenë përdorur aplikacionin ByLock, një aplikacion telefoni për të cilin prokurorët turk pohojnë se është një nga veglat kryesore për komunikim në mes simpatizuesve të lëvizjes.

Ndërkohë, 14 të tjerë janë arrestuar në hetime të ndara në lagjen Seferihisar të qytetit të Izmirit, në të njëjtën ditë.

Në Turqi, deri tani janë arrestuar 113,260 persona për shkak të lidhjeve me Lëvizje Gylen që nga 15 Korriku, kurse 47,000 gjenden nën arrest të para gjykimit.