Më 23 Prill, Turqia manifestoi 97 përvjetorin e themelimit të Parlamentit turk, Sovranitetin Ndërkombëtarë si dhe Ditën e Fëmijëve, kurse 520 fëmijë të nënave të burgosurë kanë qenë të privuar prej një gëzimi të kësaj dite pasi kanë qenë të detyruar që të rriten nëpër burgje.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, më shumë se 6,000 femra mbahen nëpër institucione penale, të cilët përbëjnë më shumë se 9% të të burgosurëve në Turqi.

2,258 nga të burgosurit femër janë nëna, kurse 520 nga ta janë detyruar që fëmijët e tyre t’i rrisin nëpër burgje.

Pas përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik 2016, qeveria turke filloi një gjueti të shtrigave kundër personave që kishin lidhshmëri me lëvizjen Gylen, gjë që ka shkaktuar tragjedi të shumta për nënat me fëmijët e tyre.

Në 97 përvjetorin e themelimit të Parlamentit turk, Sovranitetin Ndërkombëtarë si dhe Ditën e Fëmijëve më 23 Prill, në Turqi të paktën 520 fëmijë janë duke jetuar nëpër burgje bashkë me nënat e tyre.

Konstituimi i parë i parlamentit turk, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM), për herë të parë ndodhi në Ankara në vitin 1920 gjatë luftës së pavarësisë për të hedhur themelet e para të një Turqi të pavarur, sekulare dhe moderne.

Fokusi i fëmijëve për manifestimin e 23 Prillit është bërë pasi Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë moderne dhe personi që ka mbajtur fjalimin e parë në TBMM, ia dedikoi këtë ditë fëmijëve, të cilët i vlerësoi si ardhmëria e popullit.