Dyzet nga gjithsej 61 persona të kapur në Stamboll, pasi ishin fshehur për shkak të gjuetisë së shtrigave të qeverisë turke që ka si synim lëvizjen Gylen, janë arrestuar ditën e hënë.

Javën e kaluar, 61 persona ishin kapur peng në një nga hetimet mbi përkrahësit e lëvizjes Gylen, të cilët ishin duke u fshehur në Stamboll. Ndër të arrestuarit është edhe Sadettin Ulubay, pronari i Hoteleve Emex. Ulubay gjithashtu është arrestuar ditën e hënë.

Më 15 korrik të vitit 2016, Turqia përjetoi një përpjekje për gurshtin e shtetit, në të cilën humbën jetën afër 240 persona dhe u plagosën më shumë se një mijë të tjerë. Menjëherë pas puçit, qeveria turke e udhëhequr nga AKP bashkë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan fajin ia lanë lëvizjes Gylen edhe pse nuk ka as edhe një provë për një ndikim të tillë.

Fetullah Gylen, inspiruesi i lëvizjes, kategorikisht ka refuzuar që të jetë i përfshirë në grushtin e shtetit të dështuar dhe bëri thirrje që të bëhet një hetim ndërkombëtarë për të nxjerr në pah kryesit e grushtit të shtetit, mirëpo presidenti turk Erdogan, i cili përpjekjen për grushtin e shtetit e vlerësoi si një “dhuratë prej Zotit”, dhe qeveria turke inicuan një spastrim të gjerë që kishte si synim pastrimin e simpatizuesve të lëvizjes brenda institucioneve shtetërore, depersonalizimin e figurave të tij popullore si dhe burgosjen e tyre.

Sipas një deklarate të ministrit turk të drejtësisë, Bekir Bozdag, më datë 6 Maj, 149,833 persona kanë qenë nën hetim dhe se 48,636 nga ata janë burgosur si pjesë e hetimeve që kanë pasur si synim lëvizjen Gylen që nga përpjekja për grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar.