Muhammet Furkan Sokmen, një arsimtar turk që ka punuar në dy shkolla të themeluara nga ana e simpatizuesve të lëvizjes Gylen në Mjanmar, është kthyer në Turqi me forcë edhe për shkak të thirrjeve të tij për ndihmë përmes rrjetit social.

Ai është arrestuar në Aeroportin Ataturk në Stamboll dhe të shtunën është dërguar në stacioin policor për tu marrë në pyetje.

Sokmen kërkoi “ndihmë nga bota” në një video incizim që ai postoi në rrjetin social vetëm disa minuta para se t’i dorëzohet autoriteteve turke në Aeroportin Ndërkombëtar Yangon nga ana e policisë të Mjanmar, ditën e premte.

Sipas një video inczimi tjetër që ai kishte postuar më herët në rrjetin social, Sokmen, bashkëshortja e tij Ajshe dhe vajza Sibel u arrestuan nga ana e zyrtarëve lokal për migrim, të cilët u kishin thënë familjes se qeveria turke ua ka anuluar pasaportat.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore turke, AA, Sokmen fillimisht ishte deportuar me forcë për në kryeqytetin tajlandez, Bagkok më datë 24 Maj.

“Janë duke më dërguar për në Bangkok. Momentalisht jam në aeroport. Nëse më çojnë në Turqi, do të jem i burgosur dhe me shumë mundësi do të torturohem si shumica që janë duke u torturuar nën regjimin aktual… Jam duke kërkuar mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Skomen në videon tjetër.

Edhe pos thirrjeve të tij për ndihmë, ai përsëri ishte dërguar në Stamboll në bashkëshoqërim me policinë turke përmes linjës së fluturimeve, Turkish Airlines.

Sokmen është një nga drejtuesit në Shkollat Ndërkombëtare Horizon dhe gjithashtu një nga partnerët e Maditerranean International Education Services Co. Ltd, që të dy me bazë në Mjanmar.

Human Rights Watch dënoi kthimin e shtetasit turk me forcës nga ana e Mjanmar dhe Tajland.

Në një deklaratë të 26 Majit, Phil Robertson, zvs/Drejtori për Azinë të Human Rights Watch tha: “Që të dy Mjanmar dhe Tajlanda, kishin mundësinë të veprojnë në mënyrë të drejtë duke iu mundësuar #UNHCR qasje në këto dy drejtorë, ashtu që frika e tyre serioze për persekutim dhe torturë të mundshëm pasi ata të kthehen në Turqi të ishte ekzaminuar. Të veprohet në këtë mënyrë, nënkupton të respektosh edhe njeriun por edhe të drejtat e njeriut, mirëpo të dy qeveritë morën pikëpamjen e dukshme cinike se Turqia mund t’i bëj shtetasve të tij atë që do, qoftë edhe për ata persona që qëndrojnë në mënyrë legale në shtetet ku janë.

“Udhëheqësit e qeverive të #Yangon dhe #Bangkok në vend të saj kanë preferuar që pa pikë turpi ta luajnë rolin e shërbëtores me vetëdëshirë ndaj fushatës për shkeljen e të drejtave të Turqisë për t’ia anuluar pasaportën e shtetasve të tij dhe t’i detyroj ata që të kthehen në Turqi që të përballohen me një fat ku mund të jetë e përfshirë edhe torturë e mundshme, paraburgim të gjatë paragjyqësorë, dhe gjyqe mbi akuzat e ngritura para gjykatave ku procedurat me shumë mundësi nuk janë as të lira e as të drejta.

“Si përfundim, Furkan Sokmen muajin Ramazan këtë vit do ta filloj në burg, i ndarë nga bashkëshortja dhe nga vajza e tij e vogël, duke u përballur me një fat të paqartë por sigurisht shumë të zymtë.

“Lutjet e tij të dërguara në HRW dhe në tërë botën përmes një video incizimi nga një dhomë e mbyllur në aeroportin Suvarnnaphum, për të mos u dërguar në #Turqi flet për veten e tyre. Zëri i tij qëndron si një akuzë për çrregullimin cinik të së drejtës së njerëzve për strehim dhe mbrojtje nga persekutimet politike”.

Duart e gjata të Turqisë jashtë shtetit

Turqia përjetoi një përpjekje për grushtin e shtetit më 15 Korrik, në të cilën u vranë mbi 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Pas puçit, qeveria turke bashkë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan akuzuan lëvizjen Gylen për përpjekjen e grushtit të shtetit.

Presidenti turk Erdogan, më herët kërkoi nga qeveritë e huaja që t’i ndëshkojnë gylenistët në shtetet e tyre. Vetëm disa nga këto shtete, përfshirë Arabinë Saudite, Malajzinë dhe Gjorgjinë, deri tani u janë përgjigjur kërkesave të presidentit turk Erdogan.

Turqia deri tani ka arrestuar më shumë se 120,000 persona mbi lidhjet e tyre të dyshuara ose reale me lëvizjen Gylen në vend para se të zgjeroj rrethin e spastrimeve edhe jashtë shtetit.

Basketbollistit turk në NBA i ishte ndaluar hyrja në Rumuni me kërkesë të qeverisë turke, sipas një tweeti të postuar nga ana e basketbollistit turk më 20 Maj.

Kanter, një përkrahës transparent i lëvizjes Gylen, tha për mediet se qeveria turke më herët ka dëshiruar ta kap atë edhe në Indonezi.