Katër persona u arrestuan në një pastiçeri në Ankara pasi dyshohej se kanë bërë plane për të ikur nga spastrimet në Turqi, të mërkurën e kaluar.

Policia në Ankara bastisi një bukëpjekës në lagjen Etimesgut, ku dy avokatë, një mjekë dhe një student universitar ishin takuar përfundimisht para se të marrin rrugën për ta kaluar Turqinë në mënyrë ilegale, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadollu, AA.

Raportohet se policia gjatë bastisjes ka konfiskuar 6500$, foto në dimensione pasaporte dhe letra për identitet që nuk i kanë takuar të arrestuarve.

Njëri prej avokatëve vetëm se ka pasur urdhër arresti për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut, 2016.

Më shumë se 120.000 njerëz janë arrestuar dhe mbi 50.000 të tjerë, përfshirë akademikë, avokatë, doktorë, arsimtarë, studentë, policë dhe shumë të tjerë me bekraund të ndryshëm janë vënë në paraburgim para-gjyqësorë që nga 15 korriku të vitit 2016.

Deri më sot, zbatuesit e ligjit kanë kapur me qindra persona që janë përpiqur ta kalojnë Turqinë në mënyrë të paligjshme drejt vendeve fqinje.

I pakënaqur nga shkarkimet, qeveria turke ka anuluar pasaportat e mijëra qytetarëve dhe ka vënë ndalim udhëtimi për shumë të tjerë.