Zhdukjet misterioze që përfshijnë grupet opozitare tani më të viktimizuara janë bërë një dukuri e zakonshme në Turqinë e pas përpjekjes për puç të 15 korrikut, ku deri tani janë raportuar 7 raste të dyshuara të rrëmbimit.

Personat e rrëmbyer në historinë e jetës së tyre kanë një gjë të përbashkët, që të gjithë kanë humbur punën pas grushtit të shtetit, të cilin qeveria turke e përdori për të përjashtuar personat që ishin kritik ndaj qeverisë, veçanërisht anëtarët e lëvizjes Gylen, pas përpjekjes për gursht shtet, transmeton portali i lajmeve Aktif Haber.

Qeveria turke, fajin për puçin e përgjakshëm të 15 korrikut ia la lëvizjes Gylen dhe me këtë janë munduar që ta djallëzojnë grupin, të cilin ata e quajnë “një organizatë terroriste me armë”. Ndërsa lëvizja mohon këto akuzime dhe e përshkruan veten si një lëvizje shoqërore me aktivitete në arsim, biznes, punë humanitare, qeveria vazhdimisht atakon anëtarët e shquar të grupit për të mposhtur strukturën e saj organizative.

Regjistrimet e kamerave publike dhe kalimtarët që janë dëshmitarë të rrëmbimeve të dyshuara tregojnë se të paktën dy nga ata (jo bashkë por veç) janë futur nëpër vetura me forcë nga një grup njerëzish të panjohur. Ndërkohë, anëtarët e familjeve të të rrëmbyerve bëjnë të ditur se në shumicën e rasteve policia nuk do të bashkëpunoj me ta.

Personat e dyshuara për rrëmbim përfshijnë dy mësues, një personel universitar, dy zyrtarë të agjencisë për zbulim, një i punësuar në autoritetet për Informim, Teknologji dhe Komunikim (BTIK) si dhe një tjetër i punësuar në Autoritetet e Konkurrencës.

Xhengiz Usta, mungon plot 17 ditë 

Xengiz Usta, një mësues 44 vjeçar në provincën Izmir, i cili ishte shkarkuar nga detyra me një dekret shtetërore për gjendje të jahstëzakonshme është duke munguar nga 4 Prilli e këndej. Të njëjtën fat e kanë pasur edhe dy mësuesit e mëposhtëm edhe atë brenda javës së njëjtë.

Usta ishte një mësues në shkollën fillore private Xhumhurijet, në lagjen Torbali të Izmirit deri sa nuk ishte shkarkuar nga puna më 1 Shtator të vitit 2016 me një dekret qeveritar.

Vëllau i madh i tij, Selim Usta për mediet lokale tha, “Vëllau kishte lënë vajzën vetëm në shtëpi dhe kishte shkuar për të paguar faturën e mirëmbajtjes së ashensorit. Që atëherë ai nuk është kthyer më në shtëpi. Dy dëshmitarë bëjnë të ditur se vëllau im është futur në një veturë me forcë në rrugën Abdulkadir. E njëjta gjë është regjistruar edhe në shënimet e policisë”.

Önder Asan, mungon plot 20 ditë 

Mësuesi i filozofisë 41 vjeçar, u humb në mënyrë misterioze në lagjen Şentepe të Ankarasë, më 1 Prill bën të ditur bashkëshortja e tij, Fatma Asan. 

Portali për lajme, Aktifhaber tha se Onder ka punuar si mësues i filozofisë në një shkollë të mesme, të cilën qeveria turke më 15 korrik e mbylli për lidhje me lëvizjen Gylen.

Fatma më vonë tha se veturën e bashkëshortit të saj e ka gjetur afër lagjes Sentepe me goma të lëshuara. Fatma gjithashtu tha se policia dhe prokurori përgjegjës janë aq ngurrues për hetimin e rastit sa as edhe një kamerë të vetme publike në lagjen Sentepe nuk e kanë marrë në shqyrtim për incizim të mundshëm të rrëmbimit të burrit të saj.

Turgut Çapan, mungon plot 21 ditë

Turgut Çapan, një i punësuar i vjetër në Universitetin Turgut Ozal, i cili u mbyll nga ana e qeverisë për lidhej me lëvizjen Gylen, është rrëmbyer në 31 Mars, bën të ditur bashkëshortja e saj Ülkü Çapan, e cila është duke përdorur një llogari të Twitter për t’i reveluar të vërtetat.

Ülkü gjithashtu lëshoi një video incizim ku ajo sqaroi storien në detaje. Ajo tha se një shok i burrit të saj ka ardhur për vizit në shtëpi më 1 Prill dhe ka thënë se Turguti është rrëmbyer.

Turguti ishte kryetari i Departamentit për Kulturë, Sport dhe Çështjeve të Artit në universitetin Turgut Ozal deri sa të mbyllej nga ana e qeverisë, ka thënë Mahmut Ozpinar, një ish-akademik në universitetin e sipërpërmendur.

Mesut Geçer, mungon plot 50 ditë

Mesut Geçer ka punuar në Agjencinë Kombëtare për Zbulim (MIT) dhe më vonë është shkarkuar nga puna si pjesë e masave të rrepta të qeverisë së pas-puçit.

Vetura e tij ishte ndalur dhe raportohet se ka qenë i rrëmbyer në rajonin Çakırlar të lagjes Yenimahalle të Ankarasë, në fund të marsit të këtij viti.

Sipas portalit Aktifhaber, anëtarët e familjes së tij kanë pasur vështirësi edhe për të paraqitur peticion për të pyetur rreth vendndodhjes së Geçer, ngaqë zyrtarët shpeshherë refuzojnë që të bashkëpunojnë me ta.

Hüseyin Kötüce, mungon plot 81 ditë

Hüseyin Kötüce, një i punësuar në BTİK, është raportuar si i rrëmbyer në parkingun e stacionit të metros Batikent në Ankara pasi ishte shkarkuar nga puna në muajin shkurt të këtij viti.

Anëtarët e familjes në veturën e tij të parkuar në parking gjetën pallton e tij dhe një torte që e kishte blerë.

Pavarësisht nga kërkesat e vazhdueshme të anëtarëve të familjes, policia nuk ka kryer ekzaminimin e gjurmëve të gishtave në veturë dhe nuk është marrë asnjë incizim nga kamerat publike.

Mustafa Ozgur Gultekin, mungon plot 120 ditë

Mustafa Ozgur Gultekin, një i punësuar i Autoritetit për Konkurencë ishte ndjekur nga katër vetura deri në një dyqan në lagjen Beştepe të Ankarasë në ora 18.15 pm në 21 Dhjetor të vitit 2016.

Menjëherë pasi Gultekin del nga dyqani është rrethuar nga një grup njerëzish, të cilët e fusin atë në një furgon për transport VW me dritare të erëta duke përdorur forcë.

Anëtarët e familjes deri tani kanë arritur të sigurojnë incizimet nga kamerat publike, në të cilën Gultekin shihet se si futet në veturë me forcë.

Ayhan Oran, mungon plot 171 ditë

Filloi të punoj në MIT në vitin 2005 dhe u shkarkua nga puna në 2 gusht të vitit të kaluar për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Herën e fundit ai është parë në kompleksin ku jetonte, më 1 janar të vitit 2016 në orën 12.38. Celulari ka pasur sinjal deri në orën 16.00 të së njëjtës ditë. Ai jo vetëm që nuk ka pasur anjë para në xhep, por as që kishte arritur t’i thotë mirupafshim bashkëshortes së tij para se të dilte jashtë”, bën të ditur kollumnisti i së përditshmes Sozcu, Saygı Öztürk.

Oran punonte në provincat Şırnak dhe Diyarbakır të Turqisë si dhe në Greqi.

Ndërkohë, një gazetë e përditshme majtiste, Evrensel, raportoi se më 10 Janar, Zejnep Tuncel, një lexuese dhe distributore e gazetës, është rrëmbyer dhe është rrahur rëndë nga një grup i panjohur, të cilët e kanë akuzuar atë si kundërshtare e qeverisë.

Gjithashtu, në Ankara një person me emrin Sunay Elmas gjithashtu është raportuar të jetë rrëmbyer, kjo ngjarje ka ndodhur më 27 Janar të vitit 2016. Portali i lajmeve Aktifhaber bëri të ditur se Elmas gjithashtu është futur me forcë në një furgon transporter me dritare të erëta VW. Familja nuk ka dëgjuar nga Elmas më shumë se 450 ditë.

Përpjekjet për rrëmbim jolegale të personave kritike ndaj qeverisë turke nuk janë të limituara vetëm në Turqi, pasi një mail i besueshëm më herë ishte dërguar në portalin tonë, Turkey Purge, në të cilën pohohej se shërbimi sekret turk ka rrëmbyer dy përkrahës të lëvizjes Gylen në Malajzi.