Edhe pse të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore mund të kufizohen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që edhe vet ata të respektojnë të drejtat themelore, masat e ndërmarra nga ana e qeverisë turke janë larg plotësimit të kritereve të pritura pasi që karriera dhe jeta e dhjetra mijëra njerëzve janë shkatërruar pas 15 korrikut, pohojnë ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Shkarkimi nga puna e 134,000 nënpunësve, pa asnjë proces paraprak, kompensim apo qasje të një trajtimi të duhur, për lidhje të dyshuara me një organizatë që Qeveria e ka përzgjedhur ta pengoj, nuk mund të justifikohet me referencën e obligimeve afatgjate të Turqisë ndaj të drejtave ndërkombëtare të njeriut”, bëri të ditur KB-ja, pas referendumit kushtetues të së diellës.

Në mesin e ekspertëve të cilët kanë shprehur shqetësime rreth përkeqësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Turqi janë Philip Alston, raportuesi i posaçëm për varfëri ekstreme dhe të drejtat e njeriut; David Kaye, raportuesi i posaçëm për promovimin dhe mbrojtjen e së drejtës së lirisë të mendimit dhe të shprehjes; Maina Kiai, raportuesi i posaçëm mbi të drejtat e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit; dhe Koumbou Boly Barry, raportuesi i posaçëm për të drejtat e arsimimit.

Përpjekja për grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 morri jetën e më shumë se 240 personave dhe plagosi me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit në Turqi u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe qeveria aktuale Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) bashkë me presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan fajin ia la lëvizjes Gylen.

Lëvizja Gylen mohon çdo lloj përfshirjeje në grusht shtetin e organizuar. Mirëpo nga ana tjetër presidenti turk Erdogan inicoi një spastrim të gjerë që kishte si synim pastrimin e simpatizuesve të lëvizjes brenda institucioneve të shtetit duke i depersonalizuar figurat popullore të lëvizjes dhe duke i burgosur ata.

Sipas raportuesve të Kombeve të Bashkuara, e drejta për arsimim ka qenë në target të qeverisë që nga përpjekja për grusht shtet si një pjesë shumë e rëndësishme e nënpunësve publik, të cilët u shkarkuan nga puna si punonjës të shkollave ose të Ministrisë së Arsimit.

Gjatë spastrimeve të fundit dhe në vazhdim, mbi 130,000 persona, përfshirë edhe mijëra ushtarë kanë qenë preh e spastrimeve për shkak të lidhjeve direkte apo të dyshuara me lëvizjen Gylen, bëri të ditur ministria e punës më 10 Janar të vitit 2017.

Që nga marsi e këndej, 193,248 persona gjenden në paraburgim pa asnjë akuzë, kurse 46,274 persona gjenden nën hetim paragjyqësor.

Në mënyrë të ngjashme, sipas portalit Turkeypurge.com, 2099 shkolla dhe konvikte si dhe 15 universitete janë mbyllur me dekrete urgjente. Shumica e nënpunësve publik të shkarkuar ishin anëtarë të unionit për tregti, përfshirë edhe 10,000 mësues që ishin anëtarë të Unionit për Arsim dhe Shkencë.