Dy fëmijët e një ish-brigadieri të arrestuar, i cili është i akuzuar për pjesëmarrje në orkestrimin e grushtit të shtetit, gjithashtu gjenden nën arrest.

Një gjykatë në qytetin e Mersinit, të premten, ka vendosur për arrestimin e dy fëmijëve të Demirhan, T.D. dhe N.R.D., që të dy studentë universitar, si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrmin e grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Vendimi vjen pas një padie të ngritur pas përpjekjes për grusht shtet dhe e njëjta kërkon burgim të përjetshëm tre herë të njëpasnjëshme për Demirhan dhe 28 të dyshuarve të tjerë. Fëmijët e ish-brigadierit janë marrë nën arrest për përdorim të aplikacionit për celularë, ByLock.

Autoritetet turke konsiderojnë aplilacionin ByLock si top instrument për komunikim i përdorur nga ana e përkrahësve të lëvizjes.

Me dhjetra mijëra nënpunës civil, policë dhe biznesmen ose janë shkarkuar nga puna ose janë arrestuar për përdorim të aplikacionit ByLock që nga grusht shteti i dështuar në muajin korrik të vitit 2016.