Familja Uz i ka dy fëmijë me autizëm, të cilët janë lënë të vetmuar pasi prindërit e tyre janë arrestuar si pjesë e hetimit për lidhje me Lëvizjen Gylen, pas përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut.

Lëvizja akuzohet për organizim të grushtit të shtetit edhe pse nuk ekziston asnjë provë gjyqësorë, kurse qeveria ka arrestuar më shumë se 94,000 persona kurse ka burgosur 47,000 të tjerë për lidhje me grupin. Të burgosurit nga hetimet përfshijnë mësimdhënës, doktorë, avokatë, farmaceutistë, studetë, hidraulikë, futbollist, aktorë madje edhe një komedian.

Më poshtë kemi publikuar një letër nga një grua nga qyteti Kajseri i Turqisë, që do të zgjoj vëmendje për një gjendje të vështirë të një familjeje që edhe ashtu është duke vuajtur, por që është shkatërruar pasi prindërit janë arrestuar dhe të burgosur në dy burgje, në qytete të veçanta. Kurse fëmijët kanë ngelur pa kujdesje në shtëpinë e tyre në Kajseri.

“E shkruaj këtë letër si detyrë njerëzore dhe madje si një nënë. I bëj thirrje të gjithë prindërve dhe autoriteteve përkatëse… Sepse prej tani e tutje dikush urgjentisht duhet të kujdeset për këto fëmijë. Pasi morra vesh se çfarë kishte ndodhur me fqinjët e mi, të cilët i kam njohur me vite, mu ngri gjaku… Nuk jam mundur të vij në vete me ditë të tëra. Nga t’i ktheja sytë më dukej sikur e shihja fqinjin tim Emel. Emel ishte mësuese, kuse burri i saj ishte këshilltar… Ata i kanë 3 fëmijë… Fatih (17), Mucteba (13) dhe Sami (4). Emeli më tregonte se sa e lumtur ishte kur kishte lindur Fatihu. Kush nuk ndjehej e lumtur pasi të bëhej nënë? Mund t’i pyetni ato që kanë përjetuar ndjenjën e të qenit nënë. Ata do t’ju tregojnë më shumë se si është ajo ndjenjë. Edhe Emeli, si një nënë, ishte shumë e dhënë pas Fatihut… Emel dhe unë, koh pas kohe uleshim dhe ëndërronim për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Pasi Fatihu mbushi 3 vjet, ëndrrat e Emel u varrosën në një vrimë të errët që s’ka fund. Sepse Fatihu ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Fatihu i vogël u diagnostikua me autizëm

Zakonisht, njerëzit pas pune shkojnë në shtëpi për tu relaksuar, mirëpo në shtëpinë e Emelit, dominonte një situatë shumë ndryshe. Edhe kur ishte në punë por edhe në shtëpi, ajo ishte e rraskapitur. Natën gjithmonë qëndronte pa gjumë. Edhe pse mundohesha t’i ndihmoj, nuk arrija që t’i ndihmoja në asnjë mënyrë.

Ajo kaloi edhe prej një katastrofe tjetër kur ishte 7 muaj shtatëzëne në fëmijën e dytë… Mjekët i thanë se edhe ai mund të diagnostikohet me të njëjtën sëmundje.

Emeli tani më kishte hyrë në një depresion psikik, mirëpo kjo gjendje mendore nuk zgjati shumë. Emeli ishte aq besimtare saqë nuk revoltohej për asnjë gjendje që kishte ardhur nga Zoti, dhe tërë energjinë e harxhonte për ta përballuar këtë situatë.

Ata ishin në kërkim të medikamenteve të llojeve të ndryshme, si dhe shkolla dhe mjekë që do ta mjekonin këtë sëmundje, për të cilën kishin nevojë për një sasi të konsiderueshme të të hollave… Ata bënin përpjekje me tërë energjinë e tyre për t’i mjekuar fëmijët.

Ajo kishte dedikuar tërë jetën e saj për fëmijët… Pas disa viteve Emel lindi edhe fëmijën e tret; Samiun, i cili tani është 4 vjeçar.

Si prindër, ata ishin duke u kujdesur për 3 fëmijët e tyre me një mund dhe përpjekje të jashtëzakonshme.

Fatihu tani më është 17 vjeçar dhe arriti të mbijetoj fal edukimit dhe barnave të duhur. Ai është një djal i zgjuar. Disa herë e ndjen veten sikur je duke biseduar me ndonjë shkencëtar…

Emeli i porosiste medikamentet e nevojshme për Fatihun një muaj para se t’i përfundonin të vjetrit, sepse Fatihu mund të kalonte prej një krize të rëndë dhe ta dëmtonte familjen, rrethin apo vëllezërit e tij. Asnjëherë nuk mundem ta harroj atë skenë…

Një herë isha dëshmitare e një bisede të Emel me nënën e saj. Një skenë që ma shkatërroi zemrën…

Gjyshja e shikon nipin dhe e admiron atë. Ajo thoshte, “Emel, ky djalë është shumë i mirë. Kush e di ndoshta do të dal një shans i mirë për tu martuar me një vajzë të mirë ndonjë ditë…”

“Nënë, Fatihu do të jetoj me ne gjat gjithë jetësë së tij. E di se në çfarë gjendje është”, ia ktheu Emeli. Gjyshja me dashurinë që ndjente pas nipit, përsëriti, “Pse po flet ashtu. Fatihu është një djal i pashëm. Ndoshta do të martohet një ditë”, Emeli: “Fatihu nuk mund të martohet dhe të posedoj familje. Deri në fund të jetës ne do të jemi gjithçka që ai posedon”. Lotët që dilnin nga sytë e Emelit mjaftonin që të zbus edhe një zemër të ngurtë.

Qëndrimi i saj karshi situatave të tilla mizore më ndikoi në mënyrë të veçantë…

Prindërit nën arrest

Kur ta vlerësosh me një zemër të pastër, ajo që ka qenë eliksiri i jetës time dhe burri i saj tani më janë ndarë nga fëmijët e tyre. 

Gjyshi dhe gjyshja e tyre gati se 80 vjeçare kanë marrë përsipër kujdesjen e fëmijëve, mirëpo ata vet kanë nevojë për kujdesje të veçantë. Ata morrën përsipër përgjegjësinë për kujdesjen e fëmijëve, por unë dua t’ju bëj një pyetje: edhe për sa kohë do të mund të kujdesen dhe t’i ndihmojnë këto tre fëmijë, dy të moshuarit? Plus, nëna e tyre është në burg në Manisa…

Babai i tyre është në Nevshehir… Fëmijët janë bashkë me gjyshin dhe gjyshen në Kajseri… Këta fëmijë nuk kanë qenë në gjendje ta shohin nënën e tyre plot 8 muaj!!!

Edhe pse kohë pas kohe mund ta shohin babanë e tyre, pasi babai t’i sheh fëmijët në atë gjendje të mjeruar, thellësisht ndjehet i trishtuar. Për shkak të efekteve anësore të medikamenteve që ai i konsumon, kohët e fundit fle me orë të tëra. Pastaj çohet duke brohoritur emrat e fëmijëve të tij. Edhe pse është vetëm 4 vjeçar, Sami ka marrë mbi supe peshën e tërë botës. Ai vet është i vogël, mirëpo shpirti i tij është i madh sa mali Erxhijes. Samiu çdo natë fle me këpucët e babait të tij dhe çdo grua që hyn nga dera e shtëpisë e thirr “nënë”.

Gjyshja vuan nga sulmi i zemrës 

Gjyshja kishte një sulm të zemrës, përderisa mundohej që të kujdeset për fëmijët pavarëisht moshës së saj. Jam duke ju pyetur; Pasi që ta lexoni këtë letër, a do të mundeni ta vazhdoni edhe më tutje QETËSINË TUAJ?

Ja raporti zyrtar për shëndetin e fëmijëve!”