M.O., një mësimdhënës dhe baba i dy fëmijëve me 92 dhe 98 përqind shkallë e aftësisë së kufizuar, raportohet të jetë arrestuar në burgun e Antaljasë për më shumë 4 muaj për lidhje të dyshuara me Lëvizjen Gylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë për organizimin e puçit të 15 korrikut.

Bashkëshortja e M.O., e cila ka folur për portalin Aktifhaber.com, ka bërë të ditur se një grup policësh kanë bastisur shtëpinë e tyre më 16 Shtator të vitit 2016 dhe kanë marrë bashkëshortin e saj në paraburgim për lidhje “të fshehta” me lëvizjen.

“Policia hyri në shtëpinë tonë diku nga ora 6. E kërkuan tërë shtëpinë dhe konfiskuan kompjuterët dhe të gjitha librat. Njëri nga djemtë me sindromën down kishte epilepsi dhe më vonë ra të fikët. Policët duke e marrë burrin tim na lanë ne në një gjendje shumë të rëndë”, thot ajo.

Pas tentativës për puç të 15 korrikut e deri më sot, Turqia është shndërruar në një qendër të njerëzve të viktimizuar nga spastrimet të udhëhequr nga ana e qeverisë turke. Partia qeverisëse turke dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzojnë Lëvizjen Gylen për organizimin e tentativës për puç duke filluar një spastrim të gjerë me të cilin synojnë pastrimin e simpatizantëve të lëvizjes brenda institucioneve shtetërore, depersonalizimin e figurave popullore të lëvizjes si dhe burgosjen e tyre.

Lëvizja mohon çdo përfshirje.

“Pas 9 ditëve paraburgim, ai u arrestuar me vendim të gjykatës dhe u dërgua në burgun e Antaljasë. Ai akoma gjendet në burgun e Antaljasë. Unë dhe bashkëshorti im jemi mësimdhënës me profesion dhe e donim shtetin tonë. Nuk kemi bërë asgjë të keqe. Aktualisht jam e vetmuar me fëmijët e mi me aftësi të kufizuarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rëndë. Fëmijët e mi janë në moshë 9 dhe 4 vjeçarë. Njëri nga ato ka shkallë të aftësisë së kufizuar prej 92 përqind, kurse tjetri prej 98 përqind. Nuk kemi aspak të ardhura, nuk kemi as punë e as sigurim. Asgjë fare”, shtoi ajo.

“Asnjëri nuk më jep punë. Jemi duke u injoruar nga të gjithë. Edhe nëse do të më lejonin të punoj, nuk mund t’i lë fëmijët të vetëm në shtëpi. Më i vogli në moshë është duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë. Gati se çdo ditë përjeton nga një epilepsi”, përfundon bashkëshortja e të burgosurit.

https://twitter.com/magduriyet07/status/848488548663574530