Gjykata e Bursës vendos për vazhdimin e arrestit të ish-prokurorit, Seyfettin Yigit, i cili ishte gjetur në gjendje të vdekur në banjon e burgut, në muajin shtator të vitit të kaluar.

Gjykata po i përgjigjej një kërkese për lirimin e Yigit, shtatë muaj pasi ai kishte vdekur, sipas portalit të lajmeve Haberdar.

Ish-prokurori publik 47 vjeçar ishte burgosur si pjesë e gjyetisë së shtrigave së vazhdueshme kundër pjesëtarëve të Lëvizjes Gylen në muajin gusht të vitit 2016 dhe ishte gjetur i varur në banjon e burgut nga mesi i muajit shtator.

Yigit ishte një nga prokurorët, i cili vëzhgonte hetimin mbi akuzat për parregullsi në Shtëpinë për Zhvillimin e Administratës në Turqi (TOKI) në fund të vitit 2013, një vit historik kur u shpallën akuzat për korrupsion që imlikonin katër ministra të kabinetit dhe biri i kryeministrit të  atëhershëm, Rexhep Tajip Erdogan.