Paneli i gjykatësve, të cilët me pasukses vendosën për lirimin e 21 gazetarëve janë shkarkuar nga puna.

Gjykatësit, Ibrahim Lorasdagi, Baris Comert dhe Necla Yesilyurt Gulbicim të premten vendosën për lirimin e 21 gazetarëve nga gjithsej 29 të arrestuar, të cilët akuzoheshin të jenë anëtarë të Lëvizjes Gylen, lëvizje kjo të cilën qeveria turke e ka emëruar si organizatë terroriste dhe që e akuzon për orkestrim të puçit të dështuar të 15 korrikut.

Agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadollu (AA), ditën e hënë bëri të ditur se Bordi Suprem i Gjykatësve dhe të Prokurorëve turke (HSYK) ka shkarkuar tre gjykatësit nga detyra.

Në të njëjtën kohë, ditën e hënë janë larguar nga puna edhe 45 gjykatës dhe prokurorë të tjerë.

Që nga puçi i dështuar të 15 korrikut e deri më sot, HSYK ka larguar nga puna gjithsej 4, 272 gjykatës dhe prokurorë për lidhje të dyshimta me Lëvizjen Gylen. Kurse, numri i personelit të pushuar nga puna nga Gjyqësia nuk është e njohur.

21 gazetarët të cilin ishin marrë në pyetje nuk ishin liruar menjëherë pas vendimit të gjykatësve, ngaqë prokuroria kishte refuzuar lirimin e 8 nga ta dhe për 13 të tjerë ishin lëshuar urdhër për paraburgim në të njëjtën ditë.

Riarrsetimet kontroverse ndodhën pas kampanjave kundër vendimit të gjykatësve të udhëhequr nga ana e disa gazetarëve, përfshirë këtu edhe gazetarët si puna e Ersoy Dede dhe Ismail Saymaz. Nga ana tjetër, gazetari proqeveritar Cem Kucuk, bëri thirrje deri tek Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag dhe HSYK që të hetoj dhe të shkarkoj nga puna gjykatësit dhe prokurorët që kishin vendosur për lirimin e gazetarëve.

29 gazetarët, shumica e të cilëve ishin plot tetë muaj në paraburgim dhe që mes datës 27-30 Mars dolën para gjyqit, janë: Abdullah Kılıç, Ahmet Memiş, Ali Akkuş, Atilla Taş, Bayram Kaya, Bülent Ceyhan, Bünyamin Köseli, Cemal Azmi Kalyoncu, Cihan Acar, Cuma Ulus, Davut Aydın, Emre Soncan, Gökçe Fırat Çulhaoğlu, Habib Güler, Halil İbrahim Balta, Hanım Büşra Erdal, Hüseyin Aydın, Muhammed Sait Kuloğlu, Muhterem Tanık, Murat Aksoy, Mustafa Erkan Acar, Mutlu Çölgeçen, Oğuz Usluer, Said Sefa, Seyid Kılıç, Ufuk Şanlı, Ünal Tanık, Yakup Çetin and Yetkin Yıldız.