Është vërtetuar se imamët spiun të Turqisë kanë qenë aktiv edhe në Rumani, pasi një raport ekskluziv ka dokumentuar të gjitha profilet e aktiviteteve kundër armiqve të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Një studim i ri i publikuar nga ana e zyrës për Bashkëpunim Hetues Evropian tregon se, “Osman Kilic, Këshilltari për Marrëdhëniet Religjioze në Bukuresht, më 27 Shtatorë të vitit 2016 i ka dërguar shefit të tij, Presidentit të Marrënieve Religjioze, e njohur si DIYANET, në Ankara, një memo.  Ky dokument përmban të dhëna të 11shkollave, kopshteve dhe të një universiteti që janë pjesë e Institucioneve Arsimore Lumina, të cilët në Rumani funksionojnë që nga viti 1994 e këndej”.

IA Lumina thuhet të jetë themeluar nga simpatizantët e Lëvizjes Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizim të tentativës për grusht shtet të 15 korrikut.

Sipas portalit të lajmeve me qendër në Budapest, Black Sea, presioni i imponuar nuk përfundon vetëm me aktivitete të spiunimit, por zyrtarët turk në Rumani gjithashtu janë përfshirë edhe në shantazhime të ndryshme, kërcënime, refuzim për kryerjen e shërbimeve konsulare etj.

Që nga viti 2016, stafi udhëheqës i institucioneve arsimore Lumina pohojnë se kanë qenë preh e një kampanje të persekutimit dhe se prindërit e nxënësve janë shantazhuar nga ana e Ambasadës Turke në Rumani. E gjithë kjo rezultoi me largimin nga shkollla e 140 nxënësve, shkruan në një artikull të publikuar një portal i lajmeve më datë 1 Prill.

“Prindërit kanë thënë se kanë pasë vizita nga ana e këshilltarëve dhe diplomatëve të Ambasadës dhe i kanë paralajmëruar se nëse fëmijët e tyre mbarojnë shkollën në IA Lumina, nuk do të pranohen nëpër universitetet të Turqisë”, tha një nga drejtuesit e IA Lumina, i cili në vazhdim shtoi: “Një nga zyrtarët e lartë të ambasadës ka vizituar vendin e punës të një prindi. Prindëri nuk mund t’i duronte më tepër shtypjet që i bëheshin nga ambasada turke dhe i kishte thënë drejtorit të shkollës se do të duhet ta largoj fëmijën ngaqë nuk kishte zgjidhje tjetër”.

Portali lokal i lajmeve bëri të ditur se IA Lumina do të mbyll Universitetin Evropian Jug-Lindor me qendër në Bukureshtë, për shkak të presionit që i bëjnë autoritetet turke sponsorëve të tyre. “Institucionet financoheshin nga ana e kompanive nga Turqia dhe Rumania. Disa nga pronarët e atyre kompanive në Turqi tani më janë të burgosur. Ambasada, kompanive që sponsorisojnë këto institucione u ka thënë se me përkrahen financare të këtij universiteti ju jeni duke e përkrahur terrorizmin”.

Përderisa gazetarët kritik turk janë duke pranuar kërcënime me vdekje nga mbështetësit e Erdogan, edhe xhamitë në Bukuresht kanë qenë nën mbikëqyrjen e DIYANET’it.

Përfaqësuesi i Diyanetit në Bukuresht, Osman Kilic, në dokumentin e raportuar në Turqi shkruan se disa teolog përkrahës të lëvizjes janë shkarkuar nga detyra e tyre në dy xhamitë në lindje të Bukureshtit.