Avokati, gazetari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Orhan Kemal Xhengiz, është duke u përballur me dënim të përjetshëm bashkë me 29 gazetarët dhe drejtuesit e tjerë të së përditshmes Zaman, edhe pse ai nuk ishte një kollumnist i gazetës Zaman, raportoi të enjten portali i lajmeve Aktifhaber.

Sipas lajmit të raportuar, titujt e artikujve të kollumnistëve Ahmet Turan Alkan, Ali Bulaç, Nuriye Akman, İhsan Dagi, Şahin Alpay, Mumtazer Turkone dhe Lale Kemal janë përmendur në aktakuzën e përbërë prej 64 faqeve, mirëpo asnjë artikull nga Xhengiz nuk është përmendur në aktakuzën në fjalë. Kollumnistët janë akuzuar për përfshirje në “inxhinierim të perceptimeve” me anë të artikujve të tyre.

E përditshmja Zaman, i cili ishte i lidhur me Lëvizje Gylen, fillimisht ishte konfiskuar nga ana e qeverisë turke më 16 Mars dhe pastaj u mbyll me dekret nga qeveria pas dështimit të përpjekjes për puç më 15 korrik të vitit 2016.

Qeveria turke akuzon Lëvizjen Gylen për orkestrimin e grushtit të shtetit, të cilën lëvizja e mohon kategorikisht.

Në aktakuzën janë gjithsej 30 të dyshuar, 21 nga ata momentalisht janë të burgosur: Mümtazer Turkone, Şahin Alpay, Ali Bulac, Ahmet Metin Sekizkardeş, Ahmet Turan Alkan, Alatin Güner, Cuma Kaya, Faruk Akkan, Hakan Tasdelen, Hüseyin Belli, Hüseyin Turan, İbrahim Karayeğen, İsmail Küçük, Mehmet Özdemir, Murat Avcıoğlu, Mustafa Ünal, Onur Kutlu, Sedat Yetişkin, Seref Yılmaz, Yüksel Durgut, Zafer Özsoy Tutuklu, Ahmet Irem, Ali Hüseyinçelebi, Süleyman Sargın, Osman Nuri Arslan, Osman Nuri Öztürk, Lalezer Sarıibrahimoğlu, Nuriye Ural dhe Orhan Kemal Xhengiz.

Profesori Ihsan Dural Dagi, i cili punonte si kollumnist në të përditshmen Zaman, në aktakuzë është përmendur si i arratisur.

Prokurori publik i Stambollit, Ismet Bozkurt, i cili hartoi aktakuzën, për stafin e së përditshmes Zaman kërkoi tre dënime të përjetshme të njëpasnjëshme, të akuzuar për përpjekje për të prishur rendin e rregulluar sipas kushtetutës, Parlamentin turk si dhe qeverinë turke dhe një dënim me burgosje prej 7,5 deri në 15 vjet mbi akuzat se kanë qenë anëtarë të një organizate terroriste të armatosur.

Pritet që gjykata të rishikoj aktakuzën brenda 15 ditëve dhe ta miratoj ose ta refuzoj të njëjtën. Nëse aktakuza miratohet nga ana e gjykatës, gazetarët dhe drejtuesit e së përditshmes Zaman pritet që së shpejti të dalin para gjykatës.

Aktakuza përmban ekspertizë për kollumnat e disa gazetarëve të së përditshmes Zaman siç janë Ali Bulaç, Ali Unal dhe Mumtazer Turkone si prëkrahës të grushtit të shtetit.

Në përpjekjen për grusht shtet të 15 korrikut u vranë mbi 240 persona si dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, partia politike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) bashkë me presidentin Erdogan fajin për grusht shtet ia lanë Lëvizjes Gylen.

Lëvizja kategorikisht mohon të jetë e përfshirë në grusht shtet.

Sipas një deklarate të ministrit të brendshëm Suleyman Soylu më 2 Prill, pas përpjekjes për grushtet në 15 korrik e deri sot, gjithsej 113,260 persona janë  arrestuar si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, kurse 47, 155 gjenden në arrest para-gjyqësor.

(Turkish Minute)