LIROJINI ATA!

 

Qeveria turke ka mohuar fjalë për fjalë të drejtën e mijëra disidentëve për të udhëhequr një jetë normale duke i mbajtur me forcë në Turqi.

Mbi 150,000 pasaporta janë anuluar që nga përpjekja e grushtit të shtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Gazetarë të mirënjohur, kolumnistë, akademikë dhe zyrtarë të lartë, si dhe me mijëra qytetarë të rëndomtë, përfshirë këtu edhe tregtarë, amvise, madje edhe fëmijë janë duke u penguar që ta lëshojnë Turqinë.

Me mijëra civilë janë munduar të largohen nga vendi si rezultat i shkarkimit nga puna me dekrete qeveritare ose si rezultat i burgosjes dhe persekutimit nga ana e qeverisë, policisë dhe gjyqësorit turk.

Megjithatë, shumica prej tyre për anulimin e pasaportave dhe për pengimin e udhëtimit ishin informuar në aeroporte, vetëm disa orë para se të fluturoj aeroplani.

Shumë kritik të qeverisë turke janë përpjekur të ikin nga spastrimet që vazhdojnë në Turqi. Disa prej tyre u mbytën, pasi anijet me të cilët lundronin ata u përmbytën në Detin Egje, kurse të tjerë u kapën dhe u burgosën nga ana e autoriteteve turke.

Si rezultat i qëndrimit të tyre disidente, viktimat e spastrimit qëllimisht nuk pranohen në shoqëri, nuk u afrohet rasti për të nisur jetën nga fillimi dhe as që janë në gjendje të vazhdojnë jetën në vendet e tyre.

Ata detyrohen të përjetojnë një gjenocid shoqëror të ngadalshëm dhe të dhimbshëm.

Si redaktorë të portalit Turkeypurge.com, jemi thellësisht të shqetësuar për të gjitha zhvillimet që tejkalojnë edhe të drejtat më fundamentale të njeriut. Besojmë se mënyra e vetme për të dal nga kjo atmosferë e ankthshme është kthimi i pasaportave të këtyre njerëzve dhe t’i lejojnë që të dalin jashtë shtetit për të filluar një jetë të re.

Jemi duke i shkruar publikisht shqetësimet tona me qëllim që të informojmë popullin turk dhe pjesën tjetër të botës, të cilët ende besojnë në demokracinë.

I bëjmë thirrje qeverisë turke t’u jep një shans të gjithë viktimave të spastrimit që të largohen nga vendi i tyre për të filluar një jetë të re në një vend tjetër të botës.

LIROJINI ATA!