Një familje turke që raportohet se të enjten është arrestuar nga autoritetet ukrainase, janë mbajtur peng në një dhomë në aeroportin Boryspil të kryeqytetit ukrainas, Kiev, për tre ditë të tërë, për tu deportuar në Turqi, sipas një video incizimi që anëtarët e familjes e postuan në medien sociale.

Babai, Ali Yildiz, në një video incizim të postuar të shtunën në Twitter tha se kanë qenë duke udhëtuar nga Bangkok dhe se janë ndalur në Kiev për të flutuar përsëri në Casablanca.

“Quhem Ali Yildiz. Janë bërë tre ditë që gjendem i mbyllur në këtë dhomë. Udhëtova nga Bangkoku për në Kiev si një turist. Jam shtetas turk. Ukraina nuk kërko vizë nga shtetasit turk. Kurse, tani gjendemi në Aeroportin Ndërkombëtarë i Kievit. Dy ushtarë janë duke pritur jashtë. Dje (të Premten), kisha fluturim nga Kiev për në Casablanca. Nuk më lejuan që të fluturoj. Më thanë se do të më kthejnë përsëri në Bangkok. (Mirëpo) Sot, erdhën dy oficierë dhe më thanë se nuk mund të fluturoj edhe një herë. I pyeta se për çfarë arsye nuk mund të fluturoja? Ata mu përgjigjën se mund të fluturoj vetëm për në Stamboll”, tha Yildiz.

Në një video incizim që pason, Yildiz tha se nuk do që ukrainasit t’ia dërgojnë familjen në Turqi.

“Nuk e di arsyen se pse ndodhi një gjë e tillë. Ju lutem më ndihmoni!

Familja Yildiz besohet të ketë lidhje me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut, 2016.

Turqia përjetoi një përpjekje të grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, ku u vranë më shumë se 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Pas puçit, qeveria turke bashkë me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për përpjekjen e grushtit të shtetit i akuzuan pjesëtarët e lëvizjes Gylen.

Lëvizja Gylen kategorikisht mohon pjesëmarrjen në organizimin e grushtit të shtetit.

Presidenti Erdogan më herët kishte kërkuar qeveritë e huaja që t’i dënojnë gylenistët në shtetet e tyre. Vetëm disa nga këto shtete, përfshirë Arabinë Saudite, Malajzia dhe Gjorgjia, u janë përgjigjur kërkesave të presidentit turk Erdogan deri tani.

Në një nga shembujt, Muhammet Furkan Sokmen, një arsimtar turk që punonte në dy shkollat e themeluara nga ana e ndjekësve të lëvizjes Gylen në Myanmar, është kthyer në Turqi me forcë edhe për shkak të kërkesave të tij për ndihmë në rrjetet sociale.

Të shtunën ai është arrestuar në Aeroportin Ataturk në Stamboll dhe është dërguar në stacionin policor për tu marr në pyetje.

Sokmen kërkoi “ndihmë nga e gjithë bota” në një video incizim që kishte postuar në rrjetin social të premten, vetëm pak minuta më parë para se t’i dorëzohet autoriteteve turke në Aeroportin Ndërkombëtarë Yangon nga ana e policisë së Myanmar.

Sipas një video incizimi tjetër që kishte postuar më herë Sokmen në rrjetin social, ai, bashkëshortja Ajshe dhe vajza Sibel ishin arrestuar nga ana e zyrtarëve lokale për migrim, të cilët u kishin thënë familjes se qeveria turke ua kishte anuluar pasaportat.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore turke, AA, Sokmen fillimisht u deportua me forcë në kryeqytetin tajlandezë, Bangkok më 24 Maj.