Mësuesi C.K. nga qyteti Malatya i Turqisë, i cili ishte shkarkuar nga puna si pjesë e spastrimeve të pas-puçit, të Shtunën është arrestuar gjatë vizitës të një të afërmi të burgosur.

Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadollu dhe burimeve lokale, C.K. ka shkuar në burgun të tipit E në Malatya për të vizituar një të afërmin e tij/saj. Mësuesi është arrestuar pasi oficerët e burgut kanë lajmëruar policinë për ta kapur C.K., i/e cila ka pasur një urdhër arresti tani më një kohë, raportojnë mediet. Megjithatë, nuk dihet se vallë personi C.K. ka qenë i vetëdijshëm ose jo për një gjë të tillë.

Të dy C.K. dhe i afërmi i tij/saj janë burgosur si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, të cilin qeveria e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut.

Turqia ka arrestuar afër 115,000 persona dhe ka burgosur afër 48,500 të tjerë për lidhje të dyshuara me lëvizjen që nga 15 korriku e këndej.