Dy mësues nga provinca Bartin janë dënuar me nga 7 vjet, 9 muaj e 22 ditë burgim njëri, dhe tjetri me 7 vjet e 6 muaj burgim si pjesë e hetimeve ndaj lëvizjes Gylen.

Qeveria turke e akuzon lëvizjen Gylen për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtetin e 15 korrikut, dhe e konsideron atë si organizatë terroriste.

S.S., një mësues i vjetër në një shkollë përgatitore e mbyllur nga ana e qeverisë, është akuzuar për përdorim të aplikacionit për komunikim ByLock, të cilin autoritetet turke pohojnë se ka qenë top mjeti për komunikacion mes përkrahësve të Gylen. Ai gjithashtu pretendohet të ketë lidhshmëri me lëvizjen për shkak të llogarisë të tij në një bankë që pohohet të ketë lidhje me Gylen, Bank Asja. S.S. ka thënë se menaxhmenti i shkollës ka kërkuar prej tij që të hap një xhiro llogari në Bank Asja. S.S. është dënuar me 7 vjet, 9 muaj dhe 22 ditë në burg, më datë 25 prill të këtij viti.

Ndërkohë, M.E., një mësues në të njëjtën provincë, të njëjtën ditë është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg me akuza se ka qenë anëtar i një organizate terroriste.