A.A. dhe T.D., dy mësuesit që ishin shkarkuar nga puna si pjesë e masave të rrepta të ushtruara mbi Lëvizjen Gylen, janë arrestuar të diellën në një shkollë në Malatya ku kishin shkuar për të përdorur votën e tyre në referendum për ndryshimin e sistemit.

Turqit votuan për ndryshimin e sistemit parlamentar në sistemin presidencial, me të cilin do të zgjerohen kompetencat e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Policia në Malatya arrestoi A.A. dhe T.D. mbi lidhjet me Lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut. Lëvizja Gylen kategorikisht refuzon të jetë pjesë e grushtit të shtetit.

Ndërkohë, E.O. një partner i vjetër i një shkolle private që u mbyll nga ana e qeverisë pas 15 korrikut, u arrestua në lagjen Arsin të qytetit të Trabzonit me të njëjta akuza.

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe F.G. nga qyteti turk Malatja, ndërsa 4 të tjerë u arrestuan në Adana për lidhje me Partinë jolegjitime Punëtore Kurde (PKK), afër vendit për votim.