Kreu i drejtësisë në Turqi, Këshilli Suprem për Gjykatës dhe Prokurorë (HSYK), ka shkarkuar nga puna edhe 107 gjykatës dhe prokurorë të tjerë pas lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Vendimi për shkarkimin e gjykatësve dhe të prokurërove është marrë  të premten në mbledhjen e përgjithshme të HSYK.

Zvs/kryetari i HSYK, Mehmet Yilmaz, për mediet turke tha se shkarkimet e fundit janë si pasoj e kompletimit të listës mbi të cilin kishin punuar.

“Kjo është e fundit. Lista mbi të cilin patëm punuar deri tani morri fund. Tani më nuk ka ngelur njeri për të shkarkuar. Nëse në të ardhmen pranojmë më shumë kërkesa, do të fillojmë që të punojmë edhe mbi ato emra”, tha Yilmaz.

Ministri i Drejtësisë turke, Bekir Bozdag, në një deklaratë të bërë më 10 Nëntor bëri të ditur se HSYK deri tani ka shkarkuar 3,456 gjykatës dhe prokurorë mbi lidhjet me Gylen që nga përpjekja për grusht shtet.