Nëse posedon kartmonedhë prej një dollarëve në xhep atëherë je i arrestuar si terrorist në Turqi

aaaa

I nivelizuar si një ndër akuzat më të çuditshme në spastrimet e vazhduara pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, autoritetet turke ose kanë arrestuar ose kanë shkarkuar nga puna me qindra persona në tërë Turqinë, duke indikuar se kartmonedhat prej $1 janë argument të përkrahësve të Gylen, një mendimtar turk të cilin qeveria e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit.

Autoritetet turke deri tani kanë dal me teori shumë të ndryshme në lidhje me kartmonedhat prej $1 në xhepat e njerëzve. Sipas njërës teori, shkronjat në fillim të kartmonedhave dhe numrat seriale korrespondojnë me postet brenda në lëvizje.

Për shembull, shkronja “F” tregon një ushtar apo shef policor të shkallës së lartë, kurse J dhe C prezantojnë ushtarët me shkallë të ulët. ct-turkey-dollar-bills-seen-as-evidence-of-cou-001  B-ja është për studentë, kurse E dhe S janë për instruktorët dhe akademikët në shkollat e lëvizjes Gylen.

Minstri i Drejtësisë turke, Bekir Bozdag është nga autoritetet turke të bindur se kartmonedha prej $1 është një tregues i qastë i anëtarësimit në lëvizjen Gylen. Në një nga intervistat e tij të fundit për kanalin televiziv proqeveritar A haber, ai tha, “Nuk ka dyshim se kartmonedha prej $1 ka një funksion të rëndësishëm brenda organizatës terroriste Gyleniste”.

Një zyrtar i lartë i qeverisë turke ka thënë për agjencinë e lajmeve The Associated Press se autoritetet turke janë të sigurtë që këto kartmonedha specifike prej new-bitmap-image-4$1 janë përdorur për të dërguar mesazhe “të fshehta” ose për të caktuar pozitën e përdoruesit të kartmonedhës.

“Shumica e njerëzve të marrë në pyetje mbi involvimin në grushtin e shtetit të 15 korrikut u kanë thënë prokurorëve se kartmonedhat prej $1 i kanë marrë nga të mëdhenjtë brenda lëvizjes Gylen. Iu është thënë se Fetullah Gylen këto kartmonedha i ka bekuar”, ka thënë zyrtari i lartë brenda autoriteteve turke, që kishte si person anonim sepse nuk ishte i autorizuar që të flas këtë çështje publikisht.