Llogaria e twitterit @CapanAilesi (FamiljaCapan) është duke u përdorur nga ana e Ulku Çapan, një amvisre në lagjen Kecioren të Ankarasë, e cila filloj të përdor rrjetin socail pasi burri i saj dyshohej të jetë rrëmbyer.
Tweetin e parë ajo e postoi më 8 Prill, ku thotë: “Dua që të na i dëgjoni shqetësimin rreth rrëmbimit të burrit tim. @MTanal @MSTanrikulu@aykuterdogdu, ju lutem më dëgjoni. E gjithë familja është në mjerim”. Emrat që ajo i ka përmendur më lartë janë tre deputetët më të përfolur të partisë republikane turke (CHP).
Ulku, gjithashtu lëshoi edhe një video klip ku sqarohej storia me detaje. Ajo tha se një shok i burrit të saj ka ardhur në shtëpinë e saj më 1 Prill dhe ka thënë se burri i saj, Turguti, është rrëmbyer. Sipas Mahmut Ozpinar, një ish-akademik në Universitetin Turgut Ozal, Turguti ka qenë kryetari i Departamentit për Kulturë, Sport dhe Art në Universitetin Turgut Ozal deri sa të mbyllej nga ana e qeverisë.
Përderisa arsyet e rrëmbimit të dyshuar ende nuk njihen, në storiet e shkruara më herët drejtuar portlait tonë, si dhe një numër të madh të shkrimeve për medie të ndryshme raportonin se ekzistojnë disa aksidente misterioze të rrëmbimit të ndjekësve të Gylen ose të tjerëve që janë kritik ndaj qeverisë turke aktuale.
Dy persona, njëri arsimtar dhe tjetri biznesmen, janë rrëmbyer nga shërbimi sekret turk në Malajzi, sipas një stories të dhënë nga anëtarët e familjes për Turkey Purge nga mesi i Tetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë, gazeta e përditshme turke majtiste Ervrensel ka raportuar se më 10 Janar, Zejnep Tunçel, një lexuese dhe shpërndarëse, është rrëmbyer dhe rrahur nga një grup njerëzish të paidentifikuar, të cilët e kanë akuzuar atë për kundërshtim të qeverisë.
Pasi storia e Turgutit u shpërnda shumë nëpër rrjetet sociale gjatë fundjavës, një grua tjetër, Fatma Asan, në një llogari tjetër të Twitter pohoi se më 8 Prill, burri i saj Onder Asan, një arsimtar i filozofisë gjithashtu është i zhdukur që nga 1 Prilli.