Një person i cili ka kritikuar punën e komunës, në komunën Darica të qytetit Koxhaeli, Ibrahim Uzun, ka thënë se edhe pse ka thirrur ambulancën për nënën e tij të shtrirë nga një sëmundje të rëndë, i është mohuar ambulanca vetëm për shkak të kritikës që ia ka bërë administratës lokale.

Sukru Karabacak, kryetari i zgjedhur nga radhët e partisë politike në qeverinë aktuale, (AKP), i ka thënë Uzun se nuk do t’i shërbej njeriut që e kritikon komunën përmjet rrjetit social.

Karabaxhak përmes një telefonate i ka thënë Uzun se nuk do t’i jep shërbim publik një personi që e kritikon negativisht atë që është duke e shërbyer, duke shtuar në vazhdim, “Andaj, zhduku!”.

Uzun e shpërndau këtë detaj në llogarinë e tij të Facebook’ut duke theksuar se mjekët kanë rekomanduar që nëna e tij të dërgohet nga spitali shtetëror Farabi të Darica në një spital më të pajisur.

“Nuk kishim mundësi që ta dërgojmë me veturën tonë sepse ajo është një paciente me dializë me reumatizëm të zorëve inflamatore dhe osteoporozë të avancuar. Asaj nuk duhet t’i lëviz asnjë pjesë të trupit. Andaj dhe kishim nevojë për një ambulancë”.

Uzun gjithashtu shtoi se (babi tij dhe vet ai) menjëherë kanë marrë në telefon kryetarin e komunës për të tejkaluar çdo lloj birokracie të mundshme dhe për të kursyer kohë para se të merrnin një ambulancë.