Qendra për Liri Stockholm ka pranuar raporte kredibile për tortura dhe abuzime masive në një qendër jozyrtar për paraburgim në kryeqytetin turk, një grup monitoringu për abuzimin e të drejtave në Turqi, sipas një raporti të shpallur të hënën në ueb faqen e tyre.

Një llogari e hapur nga një grup avokatësh të cilët janë të informuar për rastet e arrestimeve javën e kaluar të afër 1,000 personave bën të ditur se policia turke është duke përdorur torturë dhe abuzim ndaj viktimave në një sallë sportive që është konvertuar në qendër paraburgimi dhe që është jo shumë larg qendrës së Ankarasë. Objekti që është në pronë të Autoriteteve Shtetërore të Ujit (DSI), është përdorur për të ushtruar torturë verbale dhe fizike ndaj viktimave duke përfshirë edhe kërcënime për vdekje, përdhunim dhe rrahje si dhe futje dhe spërkatje në ujë të temperaturave të ulëta.

Avokatët, të cilët dëshironin të qëndrojnë anonim për shkaqe të sigurisë, përcjellën deri tek SCF se meshkujt të marrë në paraburgim nuk ka qenë vetëm subjekt i torturave, por policia gjithashtu i ka kërcënuar me përdhunim të grave dhe të vajzave të tyre. Kurse të burgosurit të gjinisë femërore kanë qenë direkt të kërcënuar me përdhunim.

Njëri nga të dyshuarit, i ka thënë avokatit të tij se ka dëgjuar çdo lloj sharjeje dhe kërcënimi ndaj familjes së tij gjatë marrjes në pyetje. “Më kërcënuan se do t’i përdhunojnë anëtarët e familjes. Jemi subjekt të çdo lloj abuzimi dhe dhune fizike. Pash një person me sy të zi dhe një tjetër që kishte vështirësi në ecje sepse policia kishte futur shkopin në anus. Shumë viktima të tjerë kanë shenja në trupat e tyre nga dhuna dhe torturat e përjetuara. Një mjek shkroi një raport që i dokumentonte torturat, mirëpo policia mundohej që të falsifikoj datën e raportit”.

I dyshuari i njëjtë shtoi, “dëgjuam se torturat dhe abuzimet mund të vazhdojnë edhe për një kohë më të gjatë, mirëpo na u tha se policia po nxiton ngaqë pritet që në javët në vijim të arrestojnë edhe qindra persona të tjerë. Kanë nevojë për hapësirë për personat që do të vijnë. Prandaj dhe na nënshtrojnë në torturë dhe abuzim të intensifikuara, që t’i kthejnë të dyshuarit në nga një informantë të tyre”.

Avokatët gjithashtu janë ankuar se salla sportive ka vetëm një tualet që është funksionale për qindra njerëz që janë duke u kapur peng në kushte jo humane. Të gjithë janë të detyruar që të flenë mbi dyshemenë e sallës afër njërit-tjetrit mbi një batanije të shtruar mbi dysheme. Ata gjithashtu besojnë se kushtet në qendrën për paraburgim janë më të këqija se sa janë raportuar, sepse ata kanë qasje shumë të kufizuar ndaj të dyshuarve që janë në paraburgim.

Javën e kaluar, prokurorët turk lëshuan urdhër arresti për 4,900 persona mbi lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen, 1,099 nga të cilët të mërkurën ishin arrestuar në bastisje të njëkohshme në 72 provinca në tërë territorin turk.
Lista thuhet të jetë hartuar nga ana e organizatës famëkeqe të Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (MIT), e cila profilizon qytetarët si të dyshuar në bazë të pikëpmajeve të tyre politike si dhe ideologjike.

Nga vet fakti që nuk ekziston asnjë provë të fortë për të urdhëruar arrestimin e tyre, policia përdor torturë që t’i detyroj të dyshuarit të japin emra të reja, të cilët në shumicën e rasteve detyrohen të nënshkruajnë deklarata, të cilët janë përgatitur paraprakisht.

Të dyshuarit, shumica e të cilëve kanë qenë edukatorë nëpër konvikte, dyshohen të kenë qenë anëtarë të lëvizjes Gylen, e cila është kritike ndaj regjimit autoritar dhe represiv të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Të dyshuarit janë arrestuar pa dijeninë e avokatëve të tyre dhe janë marrë në pyetje pa prezencën e avokatëve.

Një dokument sekret qeveritar që vitin e kaluar doli në sipërfaqe zbuloi se policia turke ka përdorur qendra për paraburgim jozyrtare gati se në tërë territorin e Turqisë. Me sa duket, kanë qenë të shqetësuar nga vizita e paralajmëruar të një delegacioni nga Komiteti i Këshillit të Evropës (CoE) për Parandalimin e Torturës (CPT), e planifikuar për të bërë inspektime gjatë muajit gusht.

Mes 6 dhe 28 shtatorit të vitit 2016, zvs/kryetari i Policisë Kombëtare të Turqisë i paralajmëroi të gjithë oficerët për këtë vizitë dhe urdhëroi që të mos i përdorin sallat sportive si qendra për paraburgim gjatë qëndrimit të delegacionit në Turqi.

Autoritetet gjithashtu kërkuan nga policët që t’i nënshtohen rregullave ndërkombëtare për paraburgim gjatë qëndrimit të delegacionit në Turqi dhe i urdhëroi që të riorganizojnë të gjitha qendrat e arrestimit dhe t’i përgatisin urgjentisht këto qendra si të përshtatshëm për inspektim.

Nga lokacionet që u janë raportuar medieve se të arrestuarit kanë qenë preh e torturave dhe të keqtrajtimeve janë: Burgu Aysa në lagjen Sincan të Ankarasë; gjimnazi në shtabin policor në Ankara; gjimnazi tek Akademia Policore në Ankara; shtabi i forcës speciale në lagjen Golbasi në Ankara; qelizat për nga një person në Silivri të Stambollit si dhe burgu Sincan i Ankarasë; një depo pas selisë policore të Ankarasë; gjimnazi në Akademinë Policore Gaffar Okkan në Dijarbakir; si dhe gjimnazi Baglar në Dijarbakir. Një dhomë menjëherë afër dhomës për takimin e të arrestuarve me avokatët e tyre në stacionin policor Vatan të Stambollit gjithashtu thuhet të jetë njëri nga këto lokacione.

Edhe për shkak të përpjekjes në minutën e fundit të qeverisë turke për të mbuluar gjurmët e torturës, CPT besohet të ketë dokumentuar raste të torturave dhe abuzimeve serioze gjatë vizitës të saj për gjetje të fakteve. Është kjo arsyeja se pse qeveria turke refuzoi pranimin e kërkesës të CPT për ta shpall raportin publikisht.

Në muajin dhjetor të vitit 2016, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, foli për një mjedis të favorshëm për torturë pas gurshtit të dështuar në Turqi më 15 korrik të vitit 2016. Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia nuk i përcjell akuzat për torturë gjatë hetimeve. Vizita e Melzer, eksperti i parë i KB-së për torturë që nga viti 1998, erdhi një muaj pasi që organizata për mbikëqyrje me qendër në SHBA-të, Human Rights Watch, akuzoi policinë turke për torturë ndaj të arrestuarve. Më 27 Dhjetorë, në një raport prej 43 faqeve i titulluar, “NJë kontroll blanko: Pezullimi i masave për mbrojtje kundër torturës në Turqinë e pas grushit të shtetit”, HRW ka dokumentuar 13 incidente të abuzimeve specifike që kanë të bëjnë me të arrestuarit të Turqisë së pas grushtit të shtetit. Rastet e dyshuara të abuzimit rangohen nga përdorimi i pozitave të stresit dhe privimit për gjum deri në rrahje të rënda, abuzime seksuale dhe kërcënime me përdhunim.

Organizata për të drejtat e njeriu, Amnesty International më 24 Korrik raportoi se ka pranuar argumente kredibile për të arrstuarit në Turqi që kanë qenë subjekt i rrahjeve dhe të torturave, përfshirë përdhunimet, që nga grushti i shtetit i dështuar i 15 korrikut.

Selçuk Kozağaçlı, president i Shoqatës së Avokatëve Progresiv (ÇHD), duke i konfirmuar pohimet ka thënë gjatë asamblesë së përgjithshme të Asosiacionit të Avokatëve në Ankara më 16 Tetorë se personat e burgosur si pjesë e goditjes së qeverisë turke ndaj lëvizjes Gylen janë duke u torturuar sistematikisht në mënyrë më barbare duke përfshirë përdhunim, heqje të thonjve dhe futje të objekteve në anusin e tyre.

“Ua tërheqin thonjtë të kolegëve të tyre gjatë hetimeve në stacionet policore. Më besoni, pash njerëz që iu janë nënshtuar operimit të zorës jashtëqitëse pasi të ishin torturuar me objekte të ndryshme të inercuar në anuset e tyre nëpër burgje dhe në stacionet policore”, tha Kozağaçlı.

Sipas një raporti të SCF të publikuar më datë 22 mars të vitit 2017, me titull “Vdekjet dhe vetëvrasjet e dyshimta në Turqi” thuhet se në Turqi ka një rritje të numrit të të vdekurve dhe të vretëvrasjeve, më së shumti nëpër burgjet turke dhe qendrat për paraburgim ku është duke u praktikuar tortura dhe keqtrajtime të ndryshme.

Për më shumë se 54 raste të përmendura në raport, (që më vonë në listën e përditësuar arriti deri në 60 raste), autoritetet kanë ardhur deri në përfundim se për vetëvrasjet e bëra nuk ka pasur asnjë hetim efektiv apo të pavarur. Vdekjet e dyshimta gjithashtu janë përfshirë edhe jashtë murreve të burgut pas shtypjeve të shumta psikologjike dhe kërcënimeve për burgosje të menjëhershme dhe torturës, të ndjekur me lirimin e të dyshuarve ose vetëm disa ditë para burgosjes.

Sipas një deklaratës së Ministrit të Brendshëm Soylu, më datë 2 Prill, 113,260 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen që nga përpjekja e grushtit të shtetit të 15 korrikut, kurse 47,155 persona janë nën arrest paragjyqësor. Më 6 Maj, Ministri i Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdag tha se 149,833 persona kanë qenë nën hetim dhe se 48,636 nga ata janë burgosur si pjesë e hetimeve që kanë pasur si synim lëvizjen Gylen që nga 15 korriku i vitit të kaluar.

Origjinali i artikullit është publikuar më 8 Maj në ueb faqen Turkish Minute.