H.E., një polic që ishte shkarkuar nga puna të enjten e kaluar për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen, një ditë më vonë bëri vetëvrasje, raporton e përditshmja Cumhuriyet.

“Nuk jam tradhtar. Asnjëherë se kam tradhtuar shtetin tim”, postoi polici i shkarkuar përmes rrejtit social twitter disa orë para se të bënte vetëvrasjen.

H.E. raportohet të ketë punuar në parlamentin e Turqisë (TBMM), dhe ishte njëri nga 9,103 policë të suspenduar për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Më 15 korrik të vitit 2016, Turqia mbijetoi një përpjekje ushtarake për grusht të shtetit, ku ndërruan jetë mbi 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, partia aktuale qeveritare (AKP) bashkë me presidentin aktual, Rexhep Tajip Erdogan, fajin për orkestrimin e grushtit të shtetit ia lanë lëvizjes Gylen.

Lëvizja Gylen kategorikisht i mohon akuzat.

Sipas një deklarate të ministrit të brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, e bërë më 2 Prill, 10,732 policë janë burgosur që nga 15 korriku e këndej.

Soylu gjithashtu tha se gjithsej 113,260 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen që nga përpjekja për grusht të shtetit të 15 korrikut, kurse 47,155 persona janë vënë në burgim para-gjyqësorë.