Nazlı N. Mert, një nënë që sapo kishte bërë lindje në spitalin Lokman Hekim, në lagjen Etlik të Ankarasë, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në stacionin policor me foshnjën e saj të sapolindur të Shtunën e kaluar, si pjesë e hetimeve të lëvizjes Gylen në Turqi.

Sipas portalit të lajmeve Haberdar, bashkëshorti i Nazlı N. Mert, paraprakisht ishte arrestuar dhe më vonë ishte burgosur për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Siç bëhet e ditur, Nazli ka lindur foshnjën me operacion cezarian.

Ky nuk ishte arrestimi i parë i një gruaje menjëherë pas lindjes.

Policia turke, të premten, gjtihashtu ka arrestuar edhe Elif Aslaner, një arsimtare e lëndës fetare, e cila të mërkurën kishte bërë lindje në një spital privat në qytetin Bursa, për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Sipas një deklarate të bashkëshortit të saj, i cili kishte folur për portalin e lajmeve Aktifhaber, ekipet policore kanë arritur në spital në mbrëmjen e të mërkurës për të arrestuar Aslaner; mirëpo, mjeku i saj i ka thënë policisë se ajo e ka patjetër të mbahet nën kontroll të paktën 48 orë për shkak të komplikimeve të mundshme.

Bashkëshorti i Aslaner ka thënë se bashkëshortja e saj ka pësuar nga një sëmundje të quajtur preeclampsia, e cila gjatë lindjes së foshnjës së parë ka vuajtur nga konvulsioni, nga e cila ka qenë në komë plotë dy ditë. Bashkëshorti ka thënë se ekziston rreziku që të njëjtët komplikime të ripërsëriten.

Bashkëshorti gjithashtu ka thënë se shtëpia e tyre ka qenë e bastisur nga ana e policisë dhe kanë bërë kërkime në shtëpinë e tyre në orët kur ata nuk kanë qenë prezent, përderisa bashkëshortja e saj ka qenë ende shtatëzëne. Ai tha se bashkëshortja nuk ka dëshiruar t’i dorëzohet policisë sepse është frikësuar se do të arrestohet, njëjtë sikur disa të tjerë që u arrestuan përderisa ishin shtatëzëne ose menjëherë pasi kishin lindur.

Sipas lajmit të Aktifhaber, Aslaner është arrestuar të premten, menjëherë sa ishte lëshuar nga spitali me foshnjën e sapolindur.

Në muajin Maj, Ajshenur Ajdemir, një arsimtare e gjuhës angleze, e cila lindi foshnjën me operacion cezarian, ishte arrestuar në spital dhe më pas u dënua me arrest nga një gjykatë duke e futur në paraburgim paragjyqësorë bashkë me fëmijën e saj tre vjeçare në provincën Zonguldak, si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen.

Në fund të muajit Janar, Fadime Gunaj, menjëherë sapo kishte bërë lindje ishte arrestuar nga ana e policisë së Antalisë në siptalin Alanja Bashkent të Antalisë.

Në fillim të muajit Janar, SH.A., një arsimtare në një shkollë private dhe nënë e një foshnje vetëm një javë pasi kishte lindur, ishte marrë në paraburgim policor mbi lidhjet me lëvizjen Gylen, përderisa ishte nisur drejt spitalit për ta ushqyer foshnjën.

Një ditë më vonë personi SH.A. ishte dërguar në paraburgim policor. Një nënë tjetër e njohur si Merjem, lindi binjakë në seksionin-C në një spital në qytetin Konja dhe ishte arrestuar nga policia turke edhe pse raportet e spitalit thonin se ajo nuk duhet të udhëtoj, duke e dërguar në qytetin Aksaraj nga Konja me një veturë policore.

Turqia përjetoi një përpjekje të grushtit të shtetit më 15 korrik, në të cilën u vranë mbi 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, qeveria turke aktuale, AKP, bashkë me predisentin turk Rexhep Tajip Erdogan, akuzat ia adresuan gylenistëve.

Grupi në fjalë mohon çdo lloj involvimi.

Sipas një raporti të publikuar nga ana e agjencisë së lajmeve shtetërore turke Anadollu, AA, më datë 28 Maj, 154,694 persona janë arrestuar dhe 50,136 të tjerë janë burgosur mbi lidhjet e dyshuara me Gylen që nga përpjekja e grushtit të shtetit.