Gabriele del Grande, një gazetar italian që punon për agjencinë e lajmeve ANSA, është burgosur të martën pas një kontrolli sigurie në provincën Hataj të Turqisë.

Autoritetet turke nuk dhanë asnjë sqarim për arsyen e burgosjes të gazetarit 35 vjeçar.

Raportohet se autoritetet italiane kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar lirimin e gazetarit që kishte udhëtuar në Turqi disa ditë më parë për të realizuar disa intervista që do t’i shërbenin për librin e tij të ri për luftën në Siri dhe për lindjen e Shtetit Islam në Irak dhe të Levantit (ISIS).

Arrestimi dhe burgosja e gazetarëve në Turqi është bërë një praktik shumë i përsëritur. Për momentin, Turqia mban rekordin botërorë për nga numri i gazetarëve të burgosur.

(Turkish Minute)