Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të mërkurën tha se qeveria duhet të marr vendim në Parlament për kalimin e ligjit për rivendosjen e dënimit me vdekje, në referendumin e ardhshëm për një paket kushtetuese që do të votohet më 16 prill.

Të enjten, gjatë fjalimit të mbajtur në provincën lindor të Erzurumit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u drejtua në këtë mënyrë: “Pas 16 prillit, me lejen e Zotit, në Parlament do të sillet një projekt-ligj. Nëse projekt-ligji miratohet nga aspekti legjislativ, edhe unë do ta miratoj”.

Duke nënvizuar se rivendosja e dënimit me vdekje mund të sillet në agjendën e Parlamentit me konsensus të të gjitha partive politike në parlament, Erdogan sinjalizoi se mund të mbahet edhe një referendum tjetër për dënimin me vdekje nëse Parlamenti nuk arrin që ta kaloj të njejtën.

“Për ta rivendosur dënimin me vdekje ka nevojë për një amandament kushtetues, por nëse ndodh që parlamenti të mos e miratoj, e them tani, do të kthehemi tek populli duke mbajtur një referendum tjetër, ashtu siç e bëmë për 16 prillin. Le të vendos populli”, tha ai.

Çështja për rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi ka tensiuonuar lidhjet me Bashkimin Evropian, pasi Erdogan dhe partia politike në qeverinë aktuale turke, AKP, shpallën riaftësimn e dënimit me vdekje pas grushtit të shtetit të dështuar verën e kaluar.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha më 19 Mars se rivendosja e dënimit me vdekje në Turqi do të çoj deri në “mbylljen e negociatave” me Ankaranë për anëtarësimin e saj në BE.

Duke iu përgjigjur kritikave që vinin nga BE-ja, Erdogan tha: “Ata thuan se nëse rivendoset dënimi me vdekje, Turqia nuk do të ketë vend në Evropë. Nuk kemi nevojë për një vend në Evropë”, gjatë një tubimi në Antalja më 25 Mars.

Turqia tërhoqi dënimin me vdekje në vitin 2004, si pjesë e reformave për të lehtësuar pranimin e Turqisë në BE, edhe pse dënimi me vdekje nuk është përdorur që nga viti 1984.

(Turkish Minute)