113,260 persona janë burgosur si pjesë e hetimeve të ushtruara ndaj Lëvizjes Gylen pas tentativës për grusht shtet të 15 korrikut, bëri të ditur ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Qeveria turke, fajin për përpjekje të grushtit të shtetit ja ka hedh Lëvizjes Gylen.

47,155 nga ta janë dërguar në paraburgim ose siç i referohet shumica e turqve, të burgosur, tha Soylu duke shtuar se kjo është një numër jashtëzakonisht e madhe.

Afër 745 persona janë ende në pritje të vendimit të gjykatës se vallë do të arrestohen apo do të lirohe ose vallë a do të kalojnë prej kontrolli gjyqësor apo do të arrestohen pa u hetuar fare.

Numri i të liruarve pas kontrollave gjyqësore ka arritur diku 41,499 persona dhe 23,861 të tjerë janë liruar pa asnjë hetim pas një paraburgimi të shkurtër.

Soylu gjithashtu theksoi se është lëshuar fletarrest edhe për arrestimin e 863 personave të cilët përballen me urdhër urgjent për paraburgim.

“Nga 47, 155 të arrestuar, 10,732 persona janë policë, 7,631 persona janë ushtarë, 2575 persona janë gjykatës dhe prokurorë, 26,177 nga ata janë persona civil dhe 208 persona zyrtarë lokal administrativ”, përfundoi Soylu.