Rektorati i Universitetit Dokuz Eylul ka kërkuar nga të gjithë punëtorët me kontratë të spitalit universitar që të ndjekin tubimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që po mbahet në Izmir vetëm disa ditë para referendumit presidencial. Erdogan morri pjesë bashkë me kryeministrin Binali Yildirim në tubimin për referendum në sheshin Gundogdu në qytetin e Izmirit, më 9 prill. Rektorët publikuan një dokument pune për punëtorët me kontratë në spitalin universitar, ku prej ta kërkonin që të marrin pjesë në tubimin e Erdogan. Një sms e dërguar të gjithë punëtorëve thuhej se pjesëmarrja është e patjetërsueshme dhe se ata që do të marrin pjesë në këtë tubim do të kenë një ditë pushim, më 10 prill. Referundimi që do të mbahet më 16 prill parasheh ndryshimin e sistemit parlamentar me sistemin presidencial dhe t’i jep më shumë fuqi Erdoganit.