Fatih Mentesh, një polic i sigurimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kërcënuar një grua me përdhunim, duke e quajtur atë në rrjetin social një “birr bushtre, e pabesë, prostitute”, etj.

Mentesh raportohet t’i ketë shkruar një grua me emër Filiz Coogan, “Nëse të kap do të të përdhunoj”, në llogarinë e saj private, duke i shtuar themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, një referencë fyese: “Atamutë, birrat e bushtrave, të pandershmit e flliqtë, terrorista, të pabesë, prostitutë”.

Coogan shtoi një foto të ekranit të mesazhit të dërguar nga Menteshe, ku thuhet se ka qenë e targetuar për shkak të një komenti kritik ndaj Erdogan.

(Turkish Minute)