35 persona që kanë qenë viktimë e spatstrimeve të qeverisë turke pas përpjekjes për puç të 15 korrikut, kanë kryer vetëvrasje gjatë një urdhri për emergjencë e shpallur menjëherë pas gurshtit të shtetit të dështuar, thuhet në një raport të partisë politike opozitare kryesore të Partisë Popullore Republikane (CHP).

Në raportin e CHP i titulluar “Vetëvrasjet që u kryen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, tregon për 35 persona që kanë kryer vetëvrasje,  të afërmit e të cilëve kanë qenë të ndikuar nga spastrimet e pas puçit, ose duke u shkarkuar nga puna ose duke u arrestuar për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Raporti i CHP është përgatitur nga ana e një deputeti të partisë, Veli Agbaba.

Nga gjithsej 35 persona që kryen vetëvrasje gjatë gjendjes së emergjencës, e cila për herë të parë u deklarua më 21 Korrik dhe që akoma është në fuqi, 13 nga viktimat kryen vetëvrasje në shtëpitë e tyre, shtatë në burg, njëri në qendrën për paraburgim, njëri në konvikt, tetë në vendet e tyre të punës dhe pesë të tjerë në rrugë.

Sipas raportit të CHP, shtatëmbëdhjet nga ata që kryen vetëvrasje gjatë gjendjes së emergjencës kanë qenë policë, katër ushtarë, katër mësues, dy roje burgu, njëri këshilltar, një tjetër kryetar komune, një imam, një prokurorë publik, një inxhinier, një student, një mjek dhe një dentist.

Në raport pohohet se mungesa e metodave gjyqësore që do të ndihmonte viktimat e spastrimeve për të provuar pafajësinë e tyre dhe pohimet për torturë nëpër burgjet e Turqisë kanë sjell deri në rritje të konsiderueshme të numrit të vetëvrasjeve.

Më 15 korrik të vitit 2016, Turqia mbijetoi një përpjekje ushtarake për grusht të shtetit, ku ndërruan jetë mbi 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, partia aktuale qeveritare (AKP) bashkë me presidentin aktual, Rexhep Tajip Erdogan, fajin për orkestrimin e grushtit të shtetit ia lanë lëvizjes Gylen.

Sipas një deklarate të ministrit të brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, e bërë më 2 Prill, 113,260 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen që nga përpjekja për grusht të shtetit të 15 korrikut, kurse 47,155 persona janë vënë në burgim para-gjyqësorë.

(Turkish Minute)