Është duke vazhduar një spastrim i madh i shtetit turk dhe të insitucioneve të tjera në Turqi, përderisa njerëzit nga të gjitha sferat e jetës janë duke e gjetur veten të gjuajtur dhe të mbajtur në paraburgim.

Të paktën 1061 persona janë marrë në paraburgim dhe 895 nga ata janë arrestuar në operacionet që kanë pasur si synim minoritetin kurd dhe pjesëtarët e lëvizjes Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, në 15 ditët e para të muajit qershor, sipas të dhënave të grumbulluara nga e Turkeypurge.com.

Paraburgimet, arrstimet dhe shkarkimet u realizuan mes datës 1 dhe 14 Qershor.

Më 1 Qershor, katër persona u arrestuan në një pastiçeri në Ankara përderisa dyshohej të bënin plane të ikin nga spastrimet e qeverisë turke.

Policia e Ankarasë bastisi një furrë buke në rrethin e Etimesgut, ku dy avokatë, një mjek dhe një student universitar ishin takuar para se të marrin rrugën për dalje ilegale nga Turqia, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadollu (AA).

Raportohet se policia gjatë bastisjes ka konfiskuar TL 22,000 ($ 6500), foto në dimensione të pasaportës dhe letra identiteti që nuk i ka takuar të arrestuarve.

Më 1 Qershor, dizajneri i famshëm i modës turke Barbaros Shansal u dënua me 6 muaj dhe 20 ditë burg, me akuzë për “fyerje të kombit turk”, në një video të postuar në mediet sociale në prag të vitit të ri.

Më 2 Qershor, Zekerija Guzupek, ish-kryeredaktori i agjencisë për lajme kurde Dicle (DIHA), dhe Mehmet Ali Ertash, redaktor i servisit kurde DIHA, u arrestuan nga policia e provincës Dijarbakër, ka bërë të ditur e përditshmja Evrensel Daily.

Më 2 Qershor, një vajzë 9 vjeçare është ndarë nga famlija e saj kujdestare pasi babai që kishte adoptuar vajzën ka qenë nën hetim për lidhje të dyshuara me grupin Gylen.

Më 2 Qershor, Elif Aslaner, një arsimtare e lëndëve fetare, ishte arrestuar vetëm disa orë pasi të kishte lindur foshnjën në një spital private në Bursa, për lidhje të dyshuara me grupin Gylen të Turqisë.

Më 2 Qershor, të paktën 10 persona u arrestuan afër kufirit grek të Turqisë, në lagjen Meriç të Edrenes, pasi nuk kishin arritur ta kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Ndër të arrestuarve ishin 4 arsimtarë, një mjek si dhe një rreshter, që të gjithë të shkarkuar nga puna për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupin Gylen.

Më 2 Qershor, gjashtë studentë dhe të diplomuar të Fakulteti të Aviacionit dhe Shkencave Hapësinore në Universitetin Anadolu me qendër në Eskishehir u arrestuan si pjesë e një hetimi të grupit Gylen.

Më 2 Qershor, 7 persona bashkë me partnerët e tyre, drejtues dhe punëtorë të një qendre dialize në krahinën qendrore të Aksaraj  u arrestuan si pjesë e një hetimi të grupit Gylen. Policia ka kryer operacione në krahinat Aksaraj, Mersin dhe Nigde ndaj personave të dyshuar. Gjatë bastisjes, si provë për përfshirje në aktivitete të terrorit janë konfiskuar njëzet e nëntë kartëmonedha me nga 1$. Të arrestuarit akuzohen se kanë bërë donacione për lëvizjen Gylen.

Më 2 Qershor, policia turke arrestoi Prof. Dr. Mehmet Kanter, babanë e basketbollistit turk në NBA të Oklahoma City Thunder, Enes Kanter, të cilin qeveria turke kërkon ta arrestoj për shkak të lidhjeve me grupin Gylen, raporton e përditshmja Birgun.

Më 2 Qershor, një gjykatë në Adana dorëzoi një dënim të pezulluar për gazetarin e verbër, Cuneyt Arat, për shkak se kishte lavdëruar klerikun turk Fetullah Gylen dhe grupin Gylen.

Më 2 Qershor, një prokuror në qytetin turk Sivas, lëshoi urdhër-arrest për 13 dentistë në 7 provinca, si pjesë e një hetimi mbi grupin Gylen, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadollu (AA).

Më 3 Qershor, këshilltari kryesor i kryeministrit turk, Binali Jilldirim, sipas burimeve turke ishte arrestuar në Anakara, si pjesë e hetimeve ndaj grupit Gylen.

Më 3 Qershor, 14 persona u arrestuan si pjesë e hetimeve ndaj grupit Gylen, me bazë në rajonin e qytetit turk Samsun, mbi akuza të ngjashme.

Të dyshuarë të akuzuar për përdorim të aplikacionit celular ByLock ose për përdorim të depozitës bankare në bankën tani më të mbyllur, Bank Asja, janë kapur gjatë bastisjes të njëkohshme të policisë në provincat Samsun dhe Ankara. Ndër të arrestuarit janë një avokat, 12 arsimtarë dhe një nënpunës publik, të cilët fillimisht ishin shkarkuar nga puna mbi akuzat e ngjashme.

Më 3 Qershor, Nazli N. Mert është arrstuar nga policia dhe është marrë në stacion policor vetëm disa orë pasi ka lindur foshnjën në spitalin Lokman Hekim të lagjes Etlik në Ankara, si pjesë e hetimeve mbi grupin Gylen.

Më 4 Qershor, Ilker Juxhel, kryeredaktori i së përditshmes Aydinlik, i cili është i lidhur me partinë ultranacionaliste Partia Atdhe (VP) të Dogu Perinçek, është dënuar me paraburgim nga ana e një gjykate pasi ishte arrestuar në provincën turke, Igdir. Më vonë, ai është liruar përsëri nga e njëjta gjykatë.

Më 4 Qershor, 40 persona u arrestuan në provincën turke Rize, si pjesë e hetime mbi grupin Gylen, të akuzuar për përdorim të aplikacionit celular ByLock. Ndër të arrestuarve ishin nënpunës publik, pronarë të bizneseve të vogla dhe biznesmenë të sektorit privat.

Autoritetet turke konsiderojnë se aplikacioni celular ByLock është nga mjetet kryesore për komunikim të pjesëtarëve të grupit Gylen.

Më 4 Qershor, të paktën 20 gra u arrestuan si pjesë e hetimeve ndaj grupit Gylen, me qendër në provincën turke Çorum.

Më 5 Qershor, Ministri turk i Punëve të Brendshme bëri të ditur se të paktën 81 persona janë arrestuar javët e fundit mbi akuzat për bërje propagandë në rrjetin social për partinë jolegjitme Punëtore të Kurdëve (PKK). Ministria bëri të ditur se hetime janë lëshuar mbi 395 përdorues të rrjetit social, përderisa 81 nga ata janë arrestuar në javët e fundit.

Më 5 Qershor, 920 persona janë arrestuar në tërë teritorin e Turqisë, si pjesë e hetimeve mbi grupin Gylen gjatë javëve të fundit. Në një deklaratë me shkrim, Ministria turke e Brandshme ka bërë të ditur se 920 persona janë arrestuar mes 29 Majit dhe 5 Qershorit mbi lidhjet e tyre të dyshuara me grupin Gylen.

Më 5 Qershor, Esra Demir, një arsimtare 31 vjeçare, është reportuar të jetë arrestuar vetëm disa orë pasi të kishte lindur fishnjën në sptalin e qytetit turk Batman, dhe është dërguar në stacionin policor si pjesë e hetimeve mbi grupin Gylen të Turqisë.

Më 5 Qershor, Ministria e Brendshme turke, ka shpallur një listë prej 130 personave të cilët aktualisht gjenden jashtë shtetit, përfshirë klerikun turk Fetullah Gylen dhe deputetë nga radhët e partisë politike kurde Demokratike të Popullit (HDP), të cilëve nëse nuk kthehen në Turqi brenda 3 muajve do tu merret nënshtetësia. Lista është shpallur në versionin e së Hënës në Gazetën Zyrtare.

Më 5 Qershor, një gjykatë në provincën turke Hataj, ka urdhëruar arrestimin e Muhammet Furkan Sokmen, një nënshtetas turk, i cili u kthye në Turqi me forcë edhe pos kërkesës për ndihmë nga rrjetet sociale. Sokmen ishte duke punuar në dy shkolla të themeluara nga grupi Gylen në Mjanmar.

Më 6 Qershor, prokurorët turk shpallën urdhër-arrest për 47 persona që punonin në ministritë turke të arsimit dhe të energjisë mbi lidhje të dyshimta me grupin Gylen. Tredhjetë nga ata kanë qenë punonjës në Ministrinë e Arsimti, kurse 17 të tjerë kanë punuar për Ministrinë e Transportit, kanë raportuar mediet turke.

Më 6 Qershor, një aktakuzë e hartuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit, kërkoi dy dënime me burg të përjetshëm të njëpasnjëshme, në të cilën ishin të përfshirë 13 gazetarë dhe këngëtari i shquar të muzikës pop, Atila Tash, mbi akuzat për pjesëmarrje në grushtin e shteti. Gazetarët e përmendur në aktakuzë janë kreu i Partisë Kombëtare (UP) dhe kollumnisti i javores “Turk Solu”, Gokce Firat Çulhaoglu, Yakup Çetin, Bunyamin Koseli, Cihan Acar, Abdullah Kiliç, Oguz Usluer, Huseyin Aydin, Murat Aksoy, Mustafa Erkan, Seyit Kiliç, Yetkin Yildiz, Ali Akkush dhe këngëtari i famshëm Tash. Në aktakuzë, të dysharit akuzohen për anëtarësim në një organizatë terroriste, për shkak të shkrimeve të tyre, tweetëve dhe retweetëve kritike.

Më 6 Qershor, redaktori menaxhues i së përditshmes Evrensel, Çagri Sari, dhe ish-pronari i licencës, Arif Koshar, kanë marrë nga 5 muaj dënim të pezulluar me akuza lidhur me nenin 301 të Kodit Penal Turk (TCK). Neni 301, kriminalizon denigrimin e kombit turk, shtetit turk, parlamentit turk, qeverisë së Republikës së Turqisë dhe institucioneve ligjore të shtetit. Dënimet me burg, gazetarëve u janë dhënë nga Gjykata e 2-të Penale e Shkallës së Parë të Stambollit, për shkak të një artikulli të botuar në të përditshmen Evrensel më 15 Mars 2016, i titulluar; “Policia hap zjarr civilëve në Nusajbin: 3 të plagosur.”

Më 6 Qershor, 12 arsimtarë janë arrestuar mbi hetimet ndaj grupit të lëvizjes Gylen me qendër në provincën turke Malatja.

Më 7 Qershor, një student universitar me qendër në provincën turke Kastamonu, i identifikuar si M.A. ka pranuar burgim për 6 vjet dhe 3 muaj mbi akuzat për terrorizëm. I arrestuar për një kohë të gjatë për shkak të përdorimit të aplikacionit celular ByLock, M.A. u dënua me burgim për anëtarësim të dyshuar në grupin Gylen.

Më 7 Qershor, 73 arsimtarë, të cilët më herët ishin shkarkuar nga puna janë arrestuar mbi hetimet ndaj grupit Gylen me qendër në Stamboll.

Më 7 Qershor, u publikua urdhër-arrest për 128 persona si pjesë e hetimeve mbi Holdingun Kaynak, një konglomeratë me qendër në Stamboll, të cilën e konfiskoi qeveria turke në fund të vitit 2015. Një prokuror i Stambollit, lëshoi urdhër-arrest për 128 drejtues në 19 kompani, 1 fondacion dhe 1 shoqatë nën Holdingun Kaynak.

Më 8 Qershor, 11 punonjës nëpër banka janë arrestuar mbi hetimet ndaj grupit Gylen me qendër në Ankara.

Më 8 Qershor, ish-rektori i Universitetit Akdeniz në Antalja, mes viteve 2008-2015, Prof. Dr. Israfil Kurtcephe, u vu në paraburgim lidhur me lidhjet e dyshuara me grupin Gylen.

Më 8 Qershor, ish-bashkëkryesuesi i Partisë Pro-Kurde Demokratike të Popullit (HDP), Figen Yuksekdag, u dënua me një vit burg për “fyerje publike të qeverisë turke”, ka raportuar agjencia shtetërore turke të lajmeve, Anadollu (AA). Gjyakata e 11-të e Gjykatës së Shkallës së Parë në Adana dënoi Yuksekdag për një fjalim të bërë gjatë një deklarate për shtypin në Adana më 12 tetor të vitit 2015. Yuksekdag, e cila ka qenë në burg që prej muajit nëntor të vitit 2016, refuzoi të marrë pjesë në seancën gjyqësore përmes një video sistemi.

Më 8 Qershor, një prokuror i Stambollit lëshoi një padi, ku kërkon tre dënime të përjetshme të njëpasnjëshme me burg për ish-Guvernatorin e Stambollit, Huseyin Avni Mutlu dhe ish-shefin e policisë Husejin Çapkin mbi lidhjet  e tyre me grupin Gylen.

Më 8 Qershor, pas më shumë se 8 muaj paraburgim, Gokçe Firat, lideri i Patisë Nacionalise (UP) dhe kollumnisti për revistën javore Turk Solu u dënua me 11 muaj dhe 20 ditë burgim për fyerje të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Më 9 Qershor, të paktën 11 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen me qendër në provincën Balikesir. Ndër të arrestuar janë 5 akademikë nga Universiteti Balikesir, dy imam, një personel i sigurisë, dy puntorë të ndërtimtarisë dhe një person i sigurimt i pensionuar.

Më 9 Qershor, fotoreporteri francezë Mathias Depardon, i cili ishte arrestuar më 8 Maj në Turqi, u deportua në Francë.

Më 9 Qershor, Taner Kiliç, një avokatë dhe kryetar i bordit të Amnesty International në Turqi, u arrestua nga një gjykatës i Izmirit si pjesë e një hetimi mbi lëvizjen Gylen.

Më 10 Qershor, dhjetë persona, përfshirë edhe tre anëtarë të Partisë Komuniste turke (TKP), u dënuan me nga 11 muaj dhe 20 ditë burg për fyerje të dyshuara ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka raportuar e përditshmja turke Cumhuriyet.

Më 10 Qershor, një gjykatë e lartë penale në krahinën jugore të Adanasë, aplikoi në Ministrinë e Drejtësisë të Turqisë, duke kërkuar revokimin e shtetësisë turke të gazetarit Bilal Ogutcu mbi akuza për terrorizëm. Ogutcu ka qenë përfaqësuesi i gazetës Zaman dhe i agjencisë së lajmeve Cihan për krahinën e Adanasë deri në mbylljen e tyre nga ana e qeverisë turke pas përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Ai përballet me 15 vjet burg mbi akuza për anëtarësim në grupin Gylen.

Më 11 Qershor, një grua me iniciale O.A. është arrestuar në krahinën turke jugore të Ispartës si pjesë e hetimeve të post-grushtit të shtetit. O.A. është transferuar në një burg në provincën lindore të Siirtit, 1,291 kilometra larg shtëpisë. Sipas burimeve të protalit të lajmeve, Aktifhaber, personi O.A. para se të transferohet në Siirt për hetime është marrë në paraburgim në provincën Isparta.

Më 11 Qershor, të paktën 39 civil, përfshirë mjekë, imamë dhe amvisre janë arrestuar nga policia turke në gjashtë provincat kryesore për lidhje të dyshuara me grupin Gylen të Turqisë. Në provincën Samsun janë arrestuar 15 arsimtarë, 1 mjek, 1 tregtar dhe 1 ish i punësuar në një shkollë të mesme private e lidhur me lëvizjen Gylen, tani më të mbyllur nga ana e qeverisë turke, për përdorim të dyshuar të aplikacionit celular, ByLock.

Më 11 Qershor, një i punësuar në shëndetësinë turke ka pranuar 6 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim mbi anëtarësim të dyshuar në grupin Gylen të Turqisë.

Më 12 Qershor, piktorja turke Zehra Dogan është dërguar në burgun e provincës Dijarbakir, disa muaj pasi një gjykatë i kishte lëshuar një dënim me burg prej dy vjet, nëntë muaj dhe 22 ditë ngaqë kishte pësrhkruar shkatërrimin e shkaktuar nga ana e operacioneve ushtarake të kryera në rrethin Nusajbin të provincës Mardin. Raportohet se makina e Dogan është ndaluar në autostradën Dijarbakir-Mardin dhe është dërguar në burgun e Dijarbakir, për shkak të një dënimi të jashtëzakonshëm për të e lëshuar më 5 Mars të vitit 2016. Sipas së përditshmes turke Cumhuriyet, Gjykata e Lartë Penale e shkallës së dytë ka lëshuar dënim për Dogan mbi akuza se ajo ka tërhequr flamujt turke në ndërtesat e shkatërruar nga ana e forcave turke.

Më 12 Qershor, Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se të paktën 38 persona janë arrestuar një javë më parë mbi akuzat për bërje propagandë të paligjshme në emër të lëvizjes Gylen dhe Partisë Punëtore Kurde (PKK) nëpër rrjete sociale. Nga ministria e brendshme turke thanë se hetimet janë nisur kundër 391 përdoruesve të rrjeteve sociale, ndërsa vetëm 48 prej tyre janë arrestuar më 5 dhe 12 Qershor.

Më 12 Qershor, 386 persona janë arrestuar nga tërë teritroi i Turqisë si pjesë e hetimeve mbi grupin Gylen. Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Brendshme ka thënë se 386 persona janë arrestuar më datë 5 dhe 12 Qershor për shkak të lidhjeve të dyshuara të tyre me grupin Gylen.

Më 13 Qershor, Prokuroria Publike e Ankarasë lëshoi urdhër-arrest për 42 persona që punonin në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Turqisë, lidhur me lidhjet e dyshuara me grupin Gylen.

Më 14 Qershor, një gjykatë e Stambollit, dënoi me 25 vjet burg zëvendësin e opozitës më të madhe në Turqi të Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe ish-gazetarin Enis Berberoglu, për një lajmë të publikuar mbi kamionët e shërbimit të inteligjencës turke (MIT). Një raport e publikuar në muajin Maj në të përditshmen turke Cumhuriyet pohohej se komaionët e organizuar nga MIT janë ndaluar nga ana e xhandarmerisë turke në jug të Turqisë në vitin 2014 duke mbajtur armë dhe municione për në Siri. Kur kjo storie shpërtheu për herë të parë në vitin 2015, prodhoi një stuhi politike në Turqi, që kishte të bëj me rolin e shërbimit turke në armatimin e fraksioneve rebele në Siri dhe që nxiti hetimin ndaj Berberoglu bashkë me redaktorët e së përditshmes Cumhuriyet. Gjykata ka dënuar Berberoglu me 25 vjet burg për zbulim të “informacionit që duhej të qëndronte sekret”, pasi ai u akuzua për zbulimin e pamjeve të kamionëve të MIT duke ia përcjellur redaktorëve të gazetës. Gjykata përgjegjëse vendosi për arrestimin e Berberoglu menjëherë pas dëgjimit të tij.

Më 14 Qershor, Zyra Kryesore e Prokurorit Publik të provincës turke Kajseri, lëshoi urdhër-arrest për 14 biznesmenë, si pjesë e një hetimi që targetonte njerëzit të lidhur më grupin Gylen, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore turke, Anadollu, (AA).

Më 14 Qershor, Zyra Kryesore e Prokurorit Publik të Stambollit, lëshoi urdhër-arrest për 189 avokatë, si pjesë e një hetimi që targetonte njerëzit të lidhur me grupin Gylen, raportoi agjencia e lajmeve turke shtetërore, Anadollu, (AA).

Turqia përjetoi një përpjekje të grushtit të shtetit më 15 Korrik, ku u vranë mbi 240 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) bashkë me presidentin turk Erdogan fajin për organizimin e grushtit të shtetit ia lanë lëvizjes Gylen.

Lëvizja mohon kategorikisht çdo lloj përfshirjeje në të.

Më shumë se 135,000 njerëz kanë qenë pjesë e spastrimeve nga organet shtetërore turke dhe 48,000 të tjerë janë arrestuar që nga përpjekja e grushtit të shtetit. Arrestimet përfshijnë gazetarë, prokurorë, oficerë policie dhe ushtarake, akademikë, guvernatorë madje edhe një komedian.