Një spastrim i madh në shtetin turk dhe në institucionet e tjera është duke vazhduar pasi njerëzit nga të gjitha sferat e jetës në Turqi gjejnë veten në gjueti dhe brenda burgjeve.

Të paktën 1358 njerëz  janë arrestuar dhe 381 të burgosur në operacionet që targetojnë Lëvizjen Gylen dhe minoritetin kurd në Turqi në 15 ditët e fundit, sipas të dhënave të marra nga portali Turkeypurge.com.

Arrestimet dhe burgosjet ndodhën mes datave 29 Mars dhe 12 Prill.

Më 11 prill, zvs/kryetari i Partisë Popullore Demokratike Pro-Kurde (HDP), Figen Yuksekdag, u dënua me një vjet burg për “përhapje të propagandës të një organizate terroriste”.

Më 11 Prill, Gebriele del Grande, një gazetar italian i cili punon për agjencinë e lajmeve ANSA u arrestua gjatë një kontrolle sigurimi në provincën jugore, Hatay.

Më 11 Prill, një aktakuzë e përgatitur nga ana e një prokurori parashikon burgosje të përjetshme tre herë të njëpasnjëshme për 30 individë, ku janë të përfshirë gazetarë dhe drejtues nga e përditshmja Zaman, e cila u mbyll nga ana e qeverisë turke.

E përditshmja Zaman, që ishte e lidhur me Lëvizjen Gylen, në muajin Mars të vitit 2016 për herë të parë u konfiskua nga ana e qeverisë turke dhe pastaj u mbyll pas lëshimit të një dekreti qeveritar menjëherë pas puçit të dështuar më 15 korrik të vitit 2016.

Në aktakuzën janë gjithsej 30 të dyshuar, 21 nga ata momentalisht janë të burgosur: Mümtazer Turkone, Şahin Alpay, Ali Bulac, Ahmet Metin Sekizkardeş, Ahmet Turan Alkan, Alatin Güner, Cuma Kaya, Faruk Akkan, Hakan Tasdelen, Hüseyin Belli, Hüseyin Turan, İbrahim Karayeğen, İsmail Küçük, Mehmet Özdemir, Murat Avcıoğlu, Mustafa Ünal, Onur Kutlu, Sedat Yetişkin, Seref Yılmaz, Yüksel Durgut, Zafer Özsoy Tutuklu, Ahmet Irem, Ali Hüseyinçelebi, Süleyman Sargın, Osman Nuri Arslan, Osman Nuri Öztürk, Lalezer Sarıibrahimoğlu, Nuriye Ural dhe Orhan Kemal Xhengiz.

Më 10 Prill, në një aktakuzë të përgatitur kundër 77 akademikëve nga Universiteti Abant Izzet Baysal (AIBU) me qendër në Bolu, parashikonte nga 15 vjet burg për 75 të tyre dhe 22 vjet për dy akademikë të tjerë.

Më 10 Prill, Huseyin Korkmaz, një prerës 40 vjeçar i mermerit, u arrestua për fyerje të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Korkmaz ishte arrestuar pasi ai raportohet të ketë fyer Erdogan gjatë aktiviteteve për kampanjë të referendumit të partisë popullore republikane (CHP) në lagjen Ergani të qytetit Tekirdag. Sipas medies turke, Korkmaz e merr mikrofonin në dorë në autobusin që udhëheq kampanjën pasi drejtuesit e kampanjës ishin larguar nga mjeti në një pazar lokal.

Më 10 Prill, të paktën 5 persona u arrestuan në Kytahja si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen.

Më 9 Prill, në një aktakuzë të përgatitur kundër Levent Pishkin, avokatit të kryetarit të Partisë Politike Popullore Demokratike (HDP), Selahattin Demirtash, u zbulua të jetë dënuar me vepër penale, përfshirë edhe të qenit anëtar i një grupi në aplikacionin Whatsapp, e krijuar nga organizata e partisë me seli në Stamboll.

Më 9 Prill, një gjykatë në qyetetin turk Batman, lëshoi një flet-arrest për 25 persona nga sfera të ndryshme, nga mësimdhënës në pronarë të bizneseve të vogla, mjekë, farmaceutist, personel ushtarak dhe punonjës të OJQ-ve duke u akuzar për orkestrim të grushtit të shtetit.

Më 8 Prill, një gjykatë në Ankara vendosi për arrestimin e 5 drejtuesve nga dy kompanitë të cilët furnizonin shkollat e afër me Lëvizjen Gylen, por që pas grushtit të shtetit u mbyllën nga ana e qeverisë turke, me ushqim dhe me materiale ndërtimore.

Më 7 Prill, Zyra e Kryeprokurorit Publik  në Ankara lëshoi udhër arresti për 38 persona që punonin për Korporatën e Radio Televizisë shtetërore të Turqisë (TRT) mbi dyshimet për lidhje me Lëvizjen Gylen.

Më 7 Prill, të paktën 25 persona, përfshirë edhe oficerë ushtarak të rankut të lartë, u arrestuan si pjesë e dy hetimeve të ndara për lidhje me lëvizjen Gylen.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve shtetërore Anadollu, urdhra për paraburgim ishin lëshuar për 12 persona në një hetim me qendër në Manisa dhe 13 të tjerë në një hetim me qendër në Karabuk. Të burgosur ishin studentë universitar, pronar të bizneseve të vogla, drejtues të korporatave dhe oficerë ushtarakë të rankut të lartë.

Ushtarët janë identifikuar me iniciale: Ş.Ö., M.Ç., Ş.Ö., K.O., A.Ç., O.E., A.C., R.V., C.S., E.D., H.K., R.İ., M.Ç.

Më 6 Prill, lojtari i ekipit të futbollit të Amedspor me qendër në Diyarbakir, Deniz Naki, është dënuar me burg të pezulluar prej 18 muajsh dhe 22 ditë për shkak të postimeve në rrjetet sociale, të cilët gjykata përgjegjëse pohoi se janë pjesë e propagandës terroriste.

Më 6 Prill, të paktën 28 persona u arrestuan si pjesë e hetimeve të ndara mbi Lëvizjen Gylen.

Urdhër për paraburgim u lëshuan për 21 persona në një hetim me qendër në Nigde. 14 nga ata deri tani janë tubuar në Nigde dhe Ankara, ndër të arrestuarve janë studentë universitar, akademik, pronar të bizneseve të vogla dhe drejtues të korporatave. Të arrestuarit janë akuzuar për përdorim të aplikacionit ByLock, një aplikacion për telefona smart, për të cilët prokurorët turk pohojnë se ka qenë top instrumenti për komunikim mes përkrahësve të lëvizjes.

Ndërkohë, 14 të tjerë janë arrestuar në hetimet e ndara në lagjen Seferihisar të Izmirit, në të njëjtën ditë.

Më 6 Prill, gjykata e Stambollit urdhëroi Fondin qeveritarë për Sigurimin dhe Kursimin e Depozitave (TMSF), që të konfiskoj administratën e Hasan Gultekin Gaziantep Baklavacisi, një zinxhir për prodhim të bakllavave me 8 shitore.

Sipas medieve turke, Hasan Guc, zëvendës guvernatori i lagjes Kagithane të Stambollit është emëruar si administrues i besuar për të drejtuar kompaninë.

Më 6 Prill, Nismiye Guler dhe Zeynep Turgut, dy gazetaret e një portali të lajmeve në më shumë gjuhë me qendër në Diyarbakir, Gazete Sujin, u arrestuan nga ana e policisë. Dy gazetaret ishin duke e mbuluar lajmin për ngjarjet në lagjen Tatvan të qytetit të Van, ku më pas policia i arrestoi.

Më 5 Prill, gjykata e Stambollit urdhëroi për arrestimin e 30 avokatëve si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore turke, Anadollu.

Me arrestimet e fundit, numri total i të avokatëve të arrestuar në mbarë Turqinë arriti në 400.

Më 4 Prill, një prokuror në Ankara ka lëshuar urdhër për paraburgim për 41 të punësuar në Gjykatën e Llogarive të Turqisë për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen. Urdhrat për paraburgim ishin lëshuar nga ana e Zyrës të Kryprokurorit Publik të Ankarasë për 41 persona në 7 provinca.

Më 4 Prill, 7 mësues u burgosën duke bërë piknik në një park të Stambollit për lidhje të dyshuara me Lëvizjen Gylen.

Më 3 Prill, të paktën 5 persona në lagjen Gazipasha në Antalja u arrestuan si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen. Të arrestuarit janë; menaxheri i aeroportit Gazipasha C.A., një mjek në Spitalin Shtetërore në Gazipasha, dy pronarë të bizneseve të vogla dhe një zjarrëfikës.

Më 3 Prill, gjykata në Antalja ri-arrestoi gjithsej 16 persona përfshirë gazetarë dhe policë mbi lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen menjëherë pasi para një jave ishin lëshuar me vendim të një gjykate të tjetër.

Më 2 Prill, ministri i brendshëm turke, Suleyman Soylu bëri të ditur se deri tani janë arrestuar 113,260 persona për lidhje të dyshuara me Lëvizjen Gylen pas përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut.

Më 2 Prill, 10 biznesmen u dërguan në burg në qytetin Kajseri të Turqisë për dyshime se kanë përdorur aplikacionin për telefona smart ByLock. Identitetet e të arrestuarve janë: S.A., E.M., S.S., B.E., F.K., S.F.S. M.G.U., F.K., M.C. dhe O.K.

Më 2 Prill, të paktën 15 civilë janë burgosur për të njëjtat akuza në Manisa, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore turke, Anadollu.

Sipas autoriteteve turke, aplikacioni për komunikim ByLock, konsiderohet si instrument komunikimi mes përkrahësve të Lëvizjes Gylen. Dhjtëra mijëra civil, policë dhe biznesmen ose janë shkarkuar nga puna ose janë arrestuar për shkak përdorimit të ByLock që nga grush shteti i dështuar.

Më 2 Prill, gjithsej 30 persona, përfshirë këtu biznesmen dhe amvisre shtëpiake janë arrestuar nga ana e gjykatës penale për paqe të Ankarasë.

Më 2 Prill, të paktën 12 persona, përfshirë edhe oficerë ushtarakë të rankut të lartë, të cilët ishin raportuar të jenë shkarkuar nga ushtria turke pas përpjekjes për puç, u dërguan në burg mbi lidhje të dyshuara me lëvizjen në qytetin Kahramanmarash.

Më 1 Prill, të paktën 15 persona u arrestuan në provincën qendror të Anadollit, Kajseri, si pjesë e hetimeve mbi lëvizjen Gylen.

Më 31 Mars, një prokuror turk lëshoi urdhër për paraburgim për 90 ushtarë, përfshirë edhe oficerë ushtarak të rankut të lartë, si pjesë e hetimeve në vijim mbi lëvizjen Gylen.

Më 31 mars, urdhra për paraburgim u lëshuan për 98 persona të cilët punonin në shkollat Atlantik në Ankara, të cilët u mbyllën nga ana e qeverisë turke, mbi dyshimet për përdorje të aplikacionit për telefona smart, ByLock.

Më 30 mars, një gjykatë në Stamboll urdhëroi për arrestimin e 40 policëve për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen, raportoi e përditshmja Cumhuriyet.

Më 15 korrik të vitit 2016, Turqia përjetoi një përpjekje për puç nga ana e ushtrisë, në të cilën humbën jetën mbi 240 persona dhe me mijëra të tjera u plagosën. Menjëherë pas puçit, partia politike aktuale e qeverisë turke, AKP, bashkë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan fajin për organizimin e grushtit të shtetit ia lan lëvizjes Gylen.

Kurse Lëvizja Gylen refuzon kategorikisht të jetë e përfshirë në grushtin e shtetit.

Më shumë se 135,000 persona kanë qenë pjesë e spastrimeve nga ana e trupave shtetërore turke dhe 48 të tjerë janë burgosur që nga përpjekja për grusht shtet. Ndër të burgosurit janë sipas profesioneve; gazetarë, gjykatës, prokurorë, policë dhe oficerë ushtarak, akademikë, guvernatorë si dhe një komedian.