Një anëtare e haxhit 70 vjeçare është arrestuar në aeroportin Ataturk të Stambollit mbi akuzat e grushtit të shteti.

Sipas portalit të lajmeve TR724, personi Kiymet G., e cila po mbahet në polici është marrë në paraburgim ndërsa ajo priste që të fluturoj për në tokat e shenjta në Mekkë në Arabinë Saudite.

E dyshuara raportohet të jetë arrestuar si pjesë e një hetimi mbi grupin Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016.

Ajo akuzohet për përdorim të një aplikacion celulari që njihet si ByLock.

Autoritetet turke besojnë se përdorimi i aplokacionit ByLock është nga shenjat e të qenit ndjekës i Gylen, pasi ata këtë aplikacion të celularit e vlerësojnë si top mjetin për komunikim nga ana e grupit.

Dhjetëra mijëra nënpunës civil, oficerë policie dhe biznesmenë ose janë shkarkuar nga puna ose janë arrestuar për përdorim të aplikacionit ByLock që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shteti.

Në përpjekjen e grushtit të shtetit të 15 korrikut u vranë 249 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, qeveria e AKP së bashku me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan fajin e puçit ia la lëvizjes Gylen dhe nisi një spastrim të gjerë me të cilin synonte pastrimin e simpatizantëve të lëvizjes brenda institucioneve shtetërore, dehumanizimin e figurave të saja popullore dhe hidhjen e tyre në burg.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë më 13 korrik njoftoi se 50,510 njerëz janë arrestuar dhe 169,013 të tjerë kanë qenë subjekt i procedurave ligjore mbi akuzat për grushtin e shtetit që nga grushti i shtetit.

 

Related News