Biznesmeni 74 vjeçar, Rexhep Erdem, i cili u arrestua si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, ndërroi jetë pas një sulmi në zemër. Kurse dy djemtë e tij, gjithashtu të arrestuar për akuza të njejta, morrën pjesë në varrimin e babait të tyre me pranga në dorë.

Sipas medieve lokale, Erdem kishte përjetuar një sulm në zemër në burg nga fillimi i muajit Prill, dhe ishte dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Erzurumit. Mirëpo, i moshuari nuk arriti të shpëtoj dhe më 6 Prill ndërroi jetë. Dy djemve të tij, Ismailit dhe Ibrahimit, u ishte dhënë qasje të limituar në varrim, të shoqëruar me zhandermarinë.

Djemve ju lejua që të luten për babanë e tyre me pranga në dorë.

Babai dhe djemtë u burgosën si pjesë e masave të rrepta të qeverisë turke mbi lëvizjen Gylen, të akuzuar për pjesëmarrje në përpjekjen për grusht shtet. Ismail ishte një nga partnerët e sinxhirit të marketeve ushqimore të famshme, TEMA, të cilën qeveria turke më vonë e konfiskoi. Ai ishte vënë në burgim para-gjyqësor në muajin Gusht të vitit të kaluar.

Sipas medieve lokale, Rexhep Erdem ka qenë edhe njëri nga pronarët e shkollës së vjetër lidere të biznesit.

Related News