Amnesty International ka nisur një fushatë urgjente të veprimit për tre shtetas turq, të ciltë janë arrestuar në Malajzi, duke kërkuar nga populli malajzez që të bëj thirrje deri tek autoritetet malajziane që të ndalojnë ekstradimin.

“Tre shtetasë turq janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim në Malajzi duke u bazuar në ligjin e anti-terrorizmit… Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime se mund të jenë në rrezik torture apo të keqpërdorimeve të tjera, gjykimit jo të drejtë ose abuzimeve të tjera të të drejtave njerëzore, nëse do të ishin kthyer në Turqi, duke marrë parasysh kushtet e paqarta të kapjes së tyre. Personat, momentalisht gjenden nën arrest në qendrën policore Bukit Aman në Kuala Lumpur.

Turgay Karaman, drejtori i shkollës ndërkombëtarë Ipoh, dhe Ihsan Aslan, një biznesmen, më datë 2 Maj 2017, janë arrstuar nga e ana e disa personave të paidentifikuar në Kuala Lumpur. Inspektori i përgjithshëm i Policisë raportohet se ka thënë që këto të dy janë duke u mbajtur peng për aktivitete që kërcënojnë sigurinë e Malajzisë. Më 4 Maj, Ismet Ozcelik, një drejtor universitarë i cili qëndronte në Malajzi, ishte arrestuar me të njëjta akuza.

Më herët, më 16 Tetor, dy shtetas të tjerë turq ishin kapur në Malajzi dhe të nesërmen ishin deportuar në Turqi. Që të dy ishin arrestuar menjëherë pasi kishin arritur në Turqi, ku akoma gjenden të burgosur pa asnjë vendim gjykate.

Të pesë personat të rrëmbyer kanë një gjë të përbashkët, që është lidhja e tyre me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria e fajëson për përpjekjen e grushtit të shtetit të 15 korrikut dhe që ka burgosur më shumë se 120,000 persona mbi hetimet të anti-lëvizjes.

“Ju lutemi shkruani menjëherë në anglishte ose në gjuhën amtare, Kryeministrit dhe Ministrit për Punë të Brendshme të Malajzisë:

  • Duke u bërë thirrje autoriteteve malajziane që t’i përmbyshin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut për të mos i deportuar, ekstraduar ose ndonjë mënyrë tjetër të kthimit të Turgay Karaman, Ismet Ozcelik dhe Ihsan Aslan ose të ndonjë personi tjetër në një shtet ku ata rrezikohen me torturë, keqtrajtime të ndryshme ose me abuzime të tjera serioze të të drejtave njerëzore.
  • Duke shprehur shqetësim për mënyrën arbitrare me të cilën raportohet që të jenë arrestuar.
  • Duke u mundësuar që të dyve akses të menjëhershëm të avokatëve të tyre, vizita familjare dhe një gjykim të pavarur dhe duke iu rikujtuar që të lexojnë fushatën e Amnesty Intl në të gjitha procedurat.

Human Rights Watch dhe Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara për Azinë Jug-Lindore gjithashtu kanë ndarë shqetësimet e tyre mbi akuzimet se të burgosurit janë akuzuar pasi zyrtarët malajziane kanë bërë vërejtje kontroverse për arsyetimin e të arrestuarve.

Related News