Qeveria turke ka arrestuar gjithsej 2,431 gjyqtarë dhe prokurorë dhe ka shkarkuar nga puna 4,424 të tjerë që nga përpjekja e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, zbuloi vedimi i fundit i asamblesë së përgjithshme të Gjykatës Kushtetuese turke.

Gjykata kushtetuese turke më 26 korrik refuzoi një apel nga Selçuk Ozdemir, një gjykatës i cili u shkarkua nga puna e tij pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kundër një vendimi të gjykatës më të ulët për arrestimin e tij lidhur me përfshirjen në grushtin e shtetit.

Anëtarët e gjykatës hodhën poshtë ankesën e Ozdemir me një votë unanim duke e bazuar në nenin 100 të Kodit të Procedurës Penale, në të cilën thuhet: “Bazat për arrestim mund të konsiderohen si ekzistuese në qoftë se i dyshuari ose i akuzuari ka ikur ose ka evituar (autoritetet) ose nëse ekzistojnë fakte specifike që justifikojnë dyshimin se ai do të ik”.

Sipas paragrafeve 18 dhe 19 të ligjit, që nga 15 korriku 2016, janë hetuar gjithsej 4,664 gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe 2,431 prej tyre janë vënë në paraburgim nga gjykatat turke lidhur me përfshirjen e dyshuar në përpjekjen e grushtit të shtetit si dhe anëtarësim në një “organizatë terroriste”.

Gjithsej 1,311 gjyqtarë dhe prokurorë u liruan në pritje të gjykimit pas periudhave të shkurtra të paraburgimit. Sipas paragrafit 18, që nga 26 korriku, gjashtë gjyqtarë kanë qenë nën arrest policorë.

Paragrafi i 19-të ka zbuluar se mbi 4,500 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyrat e tyre pas tetë dekreteve të lëshuara nga qeveria turke në vazhdimësi të gjendjes së jashtëzakonshme.

Më 5 Gusht, Gjykata Kushtetuese e Turqisë refuzoi peticionet e 70.701 personave të cilët u spastruan nga institucionet shtetërore me arsyetim se mjetet ligjore vendase nuk janë shterur ende.

Gjykata bëri të ditur se kërkesat i kishte refuzuar ngaqë viktimat e spastrimeve nuk kishin aplikuar ende në komisionin për gjendje të jashtëzakonshme (OHAL) , i themeluar për të hetuar aplikimet që janë të lidhur me humbjen e vendeve të punës shtetërore pas nxjerrjes së dekreteve qeveritare.

Në Dhjetor, Rrjeti Evropian të Këshillave Gjyqësore (ENCJ) pezulloi statusin vëzhgues të Bordit të Lartë të Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve të Turqisë (HSYK) dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në aktivitetet e ENCJ për shkak të pezullimit masiv dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për dështimin që të pajtoj gjyqësorin me Standardet Evropiane për Këshillat Gjyqësore.

Më 8 Qershor, Nils Muižnieks, komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me përbërjen e HSYK bazuar në amandamentet të cilat u miratuan në referandumin e 16 Prillit, për të cilin thotë se nuk ofron mbrojtje adekuate për pavarësinë e gjyqësorit.

Më 15 korrik Turqia përjetoi një përpjekje të grushtit të shtetit, në të cilën u vranë 249 persona dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Menjëherë pas puçit, qeveria e AKP së bashku me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan fajin e puçit ia la lëvizjes Gylen.

Lëvizja Gylen mohon çdo lloj përfshirjeje në grushtin e shtetit.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë më 13 korrik njoftoi se 50,510 njerëz janë arrestuar dhe 169,013 të tjerë kanë qenë subjekt i procedurave ligjore mbi akuzat për grushtin e shtetit që nga grushti i shtetit.

 

Related News