Haxher Çakmak është vetëm njëra nga qindra njerëz të cilët ballafaqohen me vështirësi të mëdha pasi qeveria turke filloi të ushtroj masa të rrepta mbi lëvizjen Gylen pas përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy nga ata të cilët janë me aftësi të kufizuara, dhe bashkëshortja e ish-gjykatësit turk Sejfullah Çakmak, i cili është nën arrest plot 270 ditë në burgun Kadira.

Dy fëmijët e saja me aftësi të kufizuara janë duke vuajtur nga një sëmundje gjenetike dhe janë në gjendje të vazhdueshme vegjetative, megjithatë ata nuk janë në gjendje të përfitojnë nga sigurimi shëndetësor publik pasi që llogaria e bankës si dhe asetet e bashkëshortit të saj janë konfiskuarë dhe gjithashtu kanë stopuar edhe sigurimin shëndetësor.

Haxheri ka dërguar një letër Platformës për Mbajtje në Peng ( Justice Held Hostage), një faqe e blogut e themeluar kohët e fundit që ka për synim të shpërndaj storiet e personave të isht-anëtarëve të gjykatës të cilët janë viktimizuar pas përpjekjes të grushtit të shtetit të 15 korrikut.

Ja teksti i plotë në letrën e dërguar:

“Letër nga Haxher Çakmak, bashkëshortja e Sejfullah Çakmak:

Bashkëshorti im, Sejfullah Çakmak, një ish-prokuror në (provincën) Koxhaeli është arrestuar më 17 korrik të vitit 2016 dhe që atëherë është duke u mbajtur në burgun e tipit 2T në Koxhaeli. Ai është në burg plot 270 ditë mbi hetimet që kanë të bëjnë me FETO.

37 ditët e fundit, ai është duke u mbajtur në izolim. I është lejuar vetëm një orë jashtë qelisë për të marrë ajër të pastër dhe nuk i lejohet t’i bëj trajnimet e duhura që i ka të lejuar sipas ligjit me një kompani përkatëse.

I kemi tre fëmijë, dy prej tyre janë në gjendje të shtrirë dhe kanë nevojë të vazhdueshme për kujdesje të veçantë.

Unë janë amvisre, kurse për shkak të bashkëshortit, të cilën e shkarkuan nga detyra, nuk kam as edhe siguri shëndetësore. Nuk kam as pronë e as edhe të ardhura, vetëm djalim im e ka një karroc me motor. Gjatë martesës tonë 18 vjeçarë, shumicën e kohës tonë e kemi kaluar nëpër spitale.

Në shtatë vitet e para, nuk kishim asnjë fëmijë. Binjakët tanë ndërruan jetë në ditën e punës të 9 nëntorit të vitit 2005 dhe kjo ishte përpjekja jonë e pestë për të pasur një fëmijë me epruvetë. Përpjekja e shtatë ishte e suksesshme, kështu që më 29 Shtatorë të vitit 2007 lindi Tugba. Mirëpo, Tugba u diagnostikua me “hiperglicinemi nonketotic”, e cila është një sëmundje gjenetike, çrregullim metabolik i trashëguar. Tugba tani është 9 vjeçare dhe ka nevojë të vazhdueshme për përkujdesje. Ajo është e shtrirë në shtrat dhe ushqehet përmes një tubi të lidhur në stomakun e saj.

Tugce Seher, fëmija e vetme e shëndoshë, lindi më 23 nëntor të vitit 2009.

Në vitin 2013 ngela shtatëzëne me fëmijën e tretë. Në javën e njëzetë të shtatëzënisë dhe në vazhdim nga muaji Shtator i vitit 2013 deri më 29 Janar të vitit 2014 kam qenë e shtrirë në një repart të spitalit për shkak të një cikli të zgjatur të qafës së mitrës. Kësaj radhe linda një djalë me emrin Omer Sejfettin, por edhe ai si vajza ime e parë, vuante nga e njëjta sëmundje dhe duhej që të kalonim edhe një muaj në spital. Gjatë kësaj periudhe djali ishte në komë. Gjatë kohës kur unë gjendesha në spital, bashkëshorti im përkujdesej për dy fëmijët e parë. Ndihmën më të madhe gjatë përkujdesjes së fëmijëve ma tregoi bashkëshorti im, kurse tani ai është në burg. Unë nuk jam në gjendje që ta lëviz vajzën time Tugba për shkak të peshës së saj dhe as që mundem ta laj. A mund të më tregoj ndonjë se çfarë të bëj?

Kështu që, ne jemi duke e kaluar kohën rrugës për në shtëpi dhe në spital. 40 deri 60 ditë në vit i kalojmë në shtretërit e spitalit vazhdimisht me një mjek të pranishëm. Gjithashtu, 40 deri 60 ditë në vit i vizitojmë edhe klinikat e ambulantave.

Burri im ka një dispozitë të tillë altruiste, duke harxhuar një kohë të mjaftueshme për t’u kujdesur për fëmijët e tij dhe duke e kryer punën e tij në mënyrë të duhur. Ai është një person i shkëlqyer, punonte shumë dhe gjithashtu ishte një person i respektuar në mesin e shokëve dhe të kolegëve të tij. Edhe pse ishte një personalitet i tillë, ai është akuzuar për të qenë anëtar i dyshuar i një organizate terroriste me armë  dhe për shkelje të kushtetutës. Asnjë nga këto akuza nuk mund të kenë lidhje me bashkëshortin tim. Bota jonë është e përbërë vetëm prej shtëpisë sonë, spitalit dhe fëmijëve tanë.

Asnjëri nga akuzat qoftë në hetimet e dosjeve të gjykatësve apo të asaj administrative përmbajnë ndonjë provë bazore, fakt apo ndonjë akt kriminal. Arrestimi i tij është një ndëshkim për ne. Edhe shkarkimi i tij nga puna nuk është aspak e drejtë. Burri im përmes një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme ka treguar se është një peson i sinqertë dhe i suksesshëm dhe se punon me vullnet të lirë. Shënimet profesionale dhe karrierën e ka të mbushur përplot me suksese. Megjithatë, ai nuk ka qenë i promovuar në asnjë pozicion me titull të lartë. Ai në asnjë mënyrë nuk ka qenë ndonjë anëtar i ndonjë grupi apo nën autoritetin e ndonjë konstituimi politik. Ai gjithmonë ka punuar sipas ligjit dhe kushtetutës dhe është duke e paguar çmimin me shkarkim nga puna dhe me arrest.

Nëna ime është 72 vjeçare dhe ka probleme me zemrën. Nuk mund të ec. Babai im është 79 vjeçar dhe është duke u kujdesur për nënën time. Motra ime ka epilepsinë. Të gjithë anëtarët nga familja e burrit, përfshirë edhe vëllau i tij i vetëm, nuk janë në jetë. Andaj, jam e vetmuar dhe nuk kam asnjë për të më ndihmuar.

Burri im nuk ka të bëj fare me estabilishmentin dhe me njerëzit që ishin të përfshirë në përpjekjen e grushtit të shtetit. Të arrestosh një person që ka dy fëmijë në shtrat pas asnjë provë është vetëm një ndëshkim për fëmijët dhe për neve.

Ju lutem, na i dëgjoni zërin, sepse nuk kemi asnjë person që do të mund të kujdeset për ne.

Në Turqi, gjykatësit dhe prokurorët, nuk mund të sjellin vendime duke u bazuar në principet e gjykimit fer dhe mbi kërkesat e ligjit nga frika se do të jenë të etiketuarë si anëtarë të FETO. Ata na shohin në sy dhe na thuan, “nuk mund të bëjmë asgjë”.

Edhe pse burri im kurrë nuk ka pranuar ndonjë sanksion disiplinor, ai është vënë (në një qelizë të izoluar) në burg. Ai ka qenë në qeli plot 37 ditë dhe më besoni se nuk di çfarë të bëj.

Nga njëra anë i kam dy fëmijë në shtrat dhe nga ana tjetër burrin në qeli të izoluar. Ju shkruaj juve si burim i fundit.

Shpresoj se do të më kuptoni dhe do të më ndihmoni për ta zgjedh këtë problematikë.

Me respekt,

Haxher Çakmak”

Related News