Human Rights Watch, një grup për advokim me qendër në New York, i ka bërë thirrje qeverisë malajziane që të siguroj se “në asnjë rrethanë” dy shtetasit turk të burgosur të martën në Kuala Lumpur, nuk duhet të ekstradohen në Turqi, ku mund të përballen me torturë dhe gjykim jo të drejtë.

“Ekziston dyshimi se nëse ata kthehen në Turqi do të përballen me torturë në paraburgim, dhe nëse akuzohen me krim, do t’i nënshtrohet një gjykimi që do të jetë shumë larg standardeve të një gjykimi fer”, tha zvs/drejtori i HRW në Azi, Phil Robertson, në një deklaratë sipas një raporti të shpallur të mërkurën në të përditshmen The Guardian.

Turgay Karaman, drejtori i Time International School në Ipoh Malajzi, një shkollë që ka lidhje me lëvizjen Gylen, dhe biznesmeni turk Ihsan Aslan, të martën ishin rrëmbyer nga persona të paidentifikuarë në Kuala Lumpur.

Sipas raportit të personave të zhdukur të paraqitur të martën nga avokati i Karaman në policinë e Kuala Lumpur, Karaman ishte rrëmbyer nga pesë persona përderisa ai ishte duke shkuar drejt veturës së tij në parkingun e apartamentit ku ai jeton.

Pasi Karaman nuk arriti që të merr pjesë në mbledhje, ku duhej të shkoj bashkë me një shok dhe me avokatin e tij, më vonë këta të dy shkuan në banesën e tij pasi ishin të shqetësuar se vallë mos ishte i rrëmbyer, ngaqë më herët dy shtetas turk, të dy simpatizues të lëvizjes Gylen ishin rrëmbyer nga ana e shërbimeve sekrete turke në Malajzi, menjëherë pas puçit. Autoritetet turke lëvizjen Gylen e akuzojnë për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar në verën e kaluar.

Pas kontrollomit të incizimeve nga kamerat e parkingut ku ai kishte lënë veturën, shoku i Karaman zbuloi që ai ishte futur në veturë me forcë nga ana e 5 personave me identitet të panjohur.

Në një postim të twitter të Khalid Abu Bakar, inspektorit gjeneral të policisë malajzeze, thuhej se Karaman dhe Aslan janë kapur peng “për shkak të aktiviteteve që rrezikojnë sigurinë e Malajzisë”, sipas një seksioni të kodit penal që mbulon terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Në tetor të vitit të kaluar, dy shtetas turk u ekstraduan në Turqi nga autoritetet malajzeze pas një kërkese nga homologët e tyre turq si pjesë e goditjeve të fundit kundër lëvizjes Gylen pasi ishin rrëmbyer nga shërbimi turk në Malajzi.

Raportohet se ambasada turke në Malajzi, ka kërkuar nga autoritetet malajzeze që të mbyll shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen në këtë shtet aziatik si dhe në shumë shtete të tjera në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Sipas informatave, ambasadori turk ka kërkuar nga autoritetet që të ndërmarrin akte legale edhe kundër simpatizuesve të lëvizjes Gylen.

Qeveria turke akuzon lëvizjen për organizimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut, edhe pse lëvizja mohon katgorikisht pjesëmarrjen.

Origjinali i lajmit është botuar në portalin Turkish Minute më 4 Maj.

Related News