Në një nga letrat e dërguara nga dora e parë zbulohen torturat që ushtrohen në burgjet e Turqisë. Një i arrestuar në qytetin Antalja të Turqisë, raporton se është rrahur aq keq saqë ka rënë të fikët për një kohë të gjatë dhe se ishte kërcënuar edhe me përdhunim.

Sipas portalit online Aktif Haber, i arrestuari Z.G. pas një kontrolli regullor më 5 Janar, kaloi 12 ditë në paraburgim në stacionin policor në Antalja para se të merret në arrest paragjyqësor. Ai akuzohet si anëtar i një organizate terroriste. Akuza më e zakonshme e qeverisë turke që ka drejtuar deri tek 97,000 personat e burgosur si pasojë e përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut.

“Një të enjte, isha duke ndenjur bashkë me shokun tim, student i PhD, dhe me këshilltarin tim në një restorant në Yakut bazaar, pran Universitetit Akdeniz. Ishim të ndaluar nga policia pasi dolëm nga restoranti. Mua dhe mikun tim na futën brenda në makinë të policisë me forcë pa bërë asnjë shpjegim”, shkruan Z.G., para se të shtoj se ishte rrahur prej një grupi i policëve i anti-kontrabandës dhe krimit të organizuar në stacionin policor në Antalja.

“Akoma isha i shtrirë në tokë, i shokuar nga ajo që më ndodhej…. Ndërkohë ata më shanin: Birrë bushtre”, shkruan ai.

Letra ishte publikuar nga portali online Aktif Haber më 4 Prill, me një foto nga një pjesë e letrës me shkrim dore që besohet të jetë e tij.

Z.G. gjithashtu shkruante se prej tij kishin kërkuar që tua dorëzoj strukturën e dyshuar të organizatës terroriste në të cilin po më akuzonin kinse isha anëtar.

“Pastaj më detyruan të marr pozicionin e një qeni… Njëri nga ata, me emrin Rafet, filloi të lëviz një shkop mes gishtit të madh dhe gishtit tregues duke mu kërcënuar se do ta shtyj dhe do ta nxjerr për plot 30 ditë këtë shkop nga b… jote dhe do të lejë pran homoseksualëve në Bulevardin e 100-të në Antalja”.

“Të njëjtën do t’ia bëjmë edhe gruas tënde”, vazhdoi i njëjti.

Z.G., tha se policët i hapnin kondicionerët për të formuar siklet në qelizë gjatë gjithë kohës dhe se në fund ai ishte sëmurë.

Kriminelët e burgosur janë forcuar që t’i frikësojnë të burgosurit të perceptuar sikur terrorist, shkruan gjithashtu Z.G.

Më 27 tetor të vitit të kaluar, në një raport i përbërë prej 43 faqesh, i cili titullohej “Një Kontroll Blanko: Pezullimet dhe Masat Mbrojtëse kundër Torturës në Turqinë e pas puçit”, HRW ka dokumentuar 13 ngjarje specifike të abuzimit në lidhje me të burgosurit të Turqisë së pas puçit. Ngjarjet e dyshuara të abuzimit ndryshon nga përdorimi i pozicionit të stresit dhe lërje pa gjumë e deri në rrahje të ndryshme, abuzim seksual dhe kërcënime me përdhunim.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International gjithashtu më 24 Korrik kishte raportuar se ka pranuar argumente kredibile nga të burgosurit në Turqi që kanë qenë subjekt i të rrahurave dhe torture, përfshirë këtu përdhunimin, që nga puçi i 15 korrikut.

Related News