Ish-polici 33 vjeçar, Kadir Eyce, i cili ishte arrestuar për shkak të lidhjeve të dyshuara me Lëvizjen Gylen, ka ndërruar jetë disa javë më vonë pasi ishte liruar nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas fotografive dhe postimeve në rrjetin social Twitter nga ana e disa anëtarëve të familjes, në burg Eyces nuk i është dhënë as ushqim e as ujë, ashtu që ka humbur 45 kg brenda tre muajve.

Avokati që e prezanton Eycen, ka thënë për mediet turke se momentin kur është arrestuar ka peshuar 90 kg. Fotot e postuara në rrjetet sociale gjithashtu kanë zbuluar nivelin e keqtrajtimeve kundër ish-policëve të burgosur, gjë që sjell shqetësime serioze për fatin e mijëra civilëve që janë burgosur në kushte të vështira në tërë territorin e Turqisë.



Dy fotografi, njëra para se Eyce të futet në burg me akuzë se ka pasur para në Bank Asja, një bank që pohohej të ketë lidhje me Lëvizjen Gylen, dhe tjetra pasi të lirohet para se të dal në gjykim. 

Është raportuar se polici ka ndërruar jetë të martën në spitalin e Sivas, një qytet në Turqi. I është mohuar e drejta për tu mjekuar në spital edhe pse ka vuajtuar nga një sëmundje shumë e rëndë gastrointestinal dhe ka pasur dhimbje me ditë të tëra. Mjekimi i është lejuar vetëm në qeli. Përfundimisht ishte transferuar në spital, por ishte bërë shumë vonë. Bashkëshorjta e ish-policit, Emel Eyce, tha se trupi i tij kishte pësuar aq shumë dëmtime saqë kanë pasur vështirësi ta identifikojnë.

Më 15 korrik të vitit të kaluar Turqia përjetoi një grusht shtet, në të cilën u vranë më shumë se 240 persona dhe u plagosën më shumë se një mijë të tjerë. Menjëherë pas përfundimit të puçit, partia politike qeveritare (AKP) bashkë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, fajin për organizimin e grusht shtetit ia lanë Lëvizjes Gylen.

Edhe pse Lëvizja Gylen kategorikisht mohon të jetë i involvuar në orkestrimin e grushtit të shtetit, qeveria inicoi një spastrim të gjerë me të cilin synonte pastrimin e simpatizuesve të lëvizjes brenda institucioneve shtetërore, depersonalizimin e personave popullore të lëvizjes dhe vënien e tyre në paraburgim.

Ka pasur shumë raste të vetëvrasjeve dhe të vdekjeve nëpër burgje. Disa nga këto janë vlerësuar si vdekje të dyshuara, të njerëzve që janë ndikuar nga spastrimet ndaj ndjekësve të Lëvizjes Gylen.

Related News