E përditshmja turke proqeveritare ‘Sabah’ të shtunën ka pohuar se 45 shtetas turq janë deportuar nga Katari për lidhje me lëvizjen Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 korrikut të vitit 2016.

Lëvizja mohon kategorikisht përfshirjen në grushtin e shtetit, mirëpo më shumë se 120,000 persona kanë gjetur veten e tyre të mbyllur nëpër burgje për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara ose të vërteta me grupin në Turqi.

E përditshmja proqeveritare ka thënë se dy nga ata janë akademikë, Zekerija Ozshevik dhe bashkëshortja e tij Derja Ozshevik, të cilët janë arrestuar menjëherë sa kanë arritur në aeroportin e Stambllit, duke mos dhënë asnjë detaj për vendndodhjen e të tjerëve.

Ligjëruesi i departamentit të gjuhës dhe linguistikës angleze në Universitetin e Katarit, Zekerija është marrë në paraburgim me akuzë për anëtarësim në një organizatë terroriste, ndërsa bashkëshortja e tij është liruar pas kontrollit gjyqësor.

Qeveria turke konsideron lëvizjen Gylen si një organizatë terroriste, kurse presidenti turk Erdogan më herët ka telefonuar qeveritë e shteteve të tjera që t’i ndëshkojnë ndjekësit e lëvizjes Gylen që gjenden në shtetet e tyre.

Në muajin Maj, Arabia Saudite, Malajzia, Gjorgjia dhe Mjanmari i dorëzuan akademikët, biznesmenët dhe drejtorët e shkollave me kërkesë të qeveris turke edhe përkundër faktit se disa prej viktimave kishin statusin e refugjatëve në OKB.

Turqia është rradhitur në anën e aleatit të saj të kahmotshëm, Katarin, sidomos pas bojkotit të këtij shteti të Gjirit nga ana e vendeve më të madhe arabe më 5 Qershor, 2017.

Related News