Në rajonin Gazipasha të Antaljasë, ditën e hënë janë arrestuar të paktën 5 persona si pjesë e hetimeve të lidhjes me Lëvizjen Gylen, të cilin qeveria e akuzon për organizim të tentativës për grusht shtet të 15 korrikut.

Të burgosurit janë, menaxher i aeroportit Gazipasha C.A., një mjek në Spitalin Shtetërorë të Gazipasha, dy biznesmen të shkallës së ulët dhe një zjarrëfikës.

Më 15 Korrik të vitit 2016, Turqia e përjetoi një grusht shtet ushtarak, ku u vranë më shumë se 240 persona  dhe me mijëra të tjera u plagosën. Menjëherë pas puçit, qeveria turke e përbërë nga AKP së bashku me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, fajin ia hodhën Lëvizjes Gylen.

Sipas një deklarate të Ministrit për Punë të Brendshme, Suleyman Soylu,  e dhënë më 2 Prill, që nga tentativa për puç të 15 Korrikut e deri më sot gjithsej 113, 260 persona janë arrestuar si pjesë e hetimeve mbi Lëvizjen Gylen, kurse 47, 155 persona gjenden në paraburgim.

Related News