Nurije Jalçin, një grua nga provinca turke Kocaeli, e cila pritet që të lind binjakë pas 4 muajve e gjysmë, të martën është arrestuar gjatë një kontrolli të rregullt mjekësor në spitalin Izmit Medical Park.

E akuzuar për lidhje me lëvizjen Gylen, Jalçin është mbajtur nën arrest policor për plot 5 orë në qytetin Izmit të provincës Kocaeli, para se të dërgohet në një stacion tjetër policor në provincën fqinje në Sakarja.

Qeveria turke e akuzon lëvizjen për orkestrimin e përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 Korrikut të vitit 2016, kurse lëvizja e mohon përfshirjen.

Sipas medieve turke, ende nuk është e njohur se vallë gjykata që e mbikëqyr rastin e ka vërë Jalçin në arrest paragjyqësor ose jo.

Deri sot, më shumë se 120,000 persona janë arrestuar për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gylen.

Related News