Sipas një lajmi të botuar në një medie lokale, personi Ibrahim Anaz, drejtues i një shoqate me qendër në Bruksel që njihet për nga afërsia me lëvizjen Gylen, është goditur me thikë nga një anëtar i familjes së tij, i cili është përkrahës i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Anaz është goditur me thikë dhe është plagosur rëndë nga ana e një farefisit të tij gjatë një mosmarrëveshjeje në lagjen Merksem.

Policia i ka thënë medies se incidenti është ndodhur pas një diskutimi, kurse avokati i Anaz ka thënë se sulmuesi nuk ka qenë direkt i involvuar në bisedë. Policia ka thënë se viktima ka marrë dy goditje me thikë, një në krahë dhe një në dorë.

Anaz, i cili më vonë është dërguar në një spital në qytetin fqinj, është një nga zëdhënësit e shoqatës FEDACTIO [Federatie van Actieve Verenigingen van België], një organizatë ombrellë me shoqatat anëtare në mbarë Belgjikën.

E themeluar në vitin 2010, me qëllim për integrimin kulturor mes Belgjikës dhe Turqisë, FEDACTIO është sulmuar nga mbështetësit e Erdogan edhe pas përpjekjes për grushtin e shtetit të 15 Korrikut të vitit 2016, për të cilën qeveria turke e akuzoi lëvizjen Gylen. Lokalet e FEDACTIO patën dëmtime të shumta nga gurët e hedhur nga mbështetësit e Erdogan.

E përditshmja turke proqeveritare në gjuhën angleze Daily Sabah, më 5 Korrik tha se FEDACTIO “vepron si organizatë ombrellë të FETO në Belgjikë”.

FETO është një fjalë e përdorur në kohët e fundit për të poshtëruar dhe nënçmuar lëvizjen, të cilin e ka hartuar Erdogan, i cili lëvizjen Gylen e quan një Organizatë Terroriste Fetullahiste, një referencë që ka si synim klerikun Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA-të dhe është frymëzues i lëvizjes.

Cem Kucuk, një gazetar besnik i qeverisë turke i njohur për sulmet ndaj kritikëve të qeverisë në mediet sociale, më herët sugjeroi që mbështetësit e qeverisë turke që jetojnë jashtë shtetit të jenë të gatshëm për të kryer vrasje dhe se Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) ka autoritet për të kryer akte të tilla jashtë shtetit.

Qeveria turke deri tani ka arrestuar më shumë se 120,000 persona për lidhje me lëvizjen në Turqi, kurse Erdogan ka kërkuar prej qeverive të jashtme që të ndëshkojnë ndjekësit e Gylen në shtetet e tyre. Vetëm një numër i vogël i shteteve përfshirë Arabinë Saudite, Malajzinë dhe Mjanmarin kanë deportuar ndjekësit e Gylen deri tani me kërkesë të Turqisë.

Ndërkohë, qeveria turke ka rritur veprimtaritë e spiunazhës kundër armiqve të saj të përbetuar jashtë vendit, një çështje kontroverse që është kritikuar shumë herë nga qeveria Evropiane. Gjermania nuk ka njohur zyrtarisht një xhami turke për akuzat se imami i xhamisë ishte përfshirë në aktivitet e spiunazhës kundër ithtarëve të Gylen.

Related News