Përpjekja për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016, e bëri të njohur Turqinë si një shtet ku torturat ende janë të shfaqura dhe ku trajtimi i keq nëpër burgjet e Turqisë është përdorur tani më një kohë të gjatë si një metodë për t’i shtypur aktivitetet politike mbarë shtetin, bëri të ditur Qendra për Mbikëqyrje të të Drejtave dhe të Torturës për Paqe me qendër në Britani të Madhe.

Qendra për mikëqyrje, kohët e fundit ka lëshuar një sqarim detajor të bazuar në 60 raporte mjekore-legale, të cilët kanë dokumentuar torturë në burgjet e Turqisë mes viteve 1992 dhe 2015.

Në këtë raport janë përfshirë gjithsej 60 raste të metodave të torturës, shumicën e të cilëve e përbëjnë meshkuj të moshës 40 vjeçare me përkatësi kurde.

Gjithashtu janë përshkruar edhe 17 pajisje të ndryshme për paraburgim të përdorur nga policia, me të cilët më i përmendur është shtabi Shtabi i Policisë së Stambollit në Rrugën Vatan.

Të 60 viktimat pranuan përdorjen e forcës të pamatur që ka shfaqur trauma, zakonishtë të rrahur me një objekt, kurse 77% të tyre kanë thënë se kanë qenë subjekt i torturave seksuale. Në 63% të rasteve, viktimat kanë thënë se u është dhënë goditje elektrike, kurse 58% të tyre kanë thënë se kanë qenë subjekt i spërkatjes me ujë të temperaturave shumë të ulta.

“Metodat e tjera të torturës përfshijnë fallakën (rrahje në thembrën e këmbëve), asfiksi/sufikim (lënie pa frymë me përmbytje), djegie, përdorimi i pozicioneve të stresit dhe/ose pezulli dhe ekzekutim të remë, përfshirë edhe tre raste ku njerëzit janë marrë në çatinë e një ndërtese dhe janë kërcënuar se do të hidhen posht”, thotë raporti.

“Megjithatë, personat e torturuar pas përpjekjes për gursh shtet ende nuk kanë arritur të përfitojnë nga shërbimet e organizatës Liri nga Torturat, pasi ka një vonesë të konsiderushme tipike mes incidentit të torturës dhe të prodhimit të raportit mjeko-ligjor nga ana e mjekëve tanë specialistë. Kjo vjen si pasoj, mbi të gjitha, të kohës që merr për një person që ka mbijetuar torturë që të shpëtoj ose përndryshe të lirohet nga arresti në mënyrë të siguruar, të largohet nga shteti, të arrij në Britaninë e Madhe dh t’i referohet organizatës tonë, gjegjësisht Liri nga Torturat”, thuhet në raport.

Liri nga Torturat është një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Britani të Madhe e dedikuar për trajtim dhe rehabilitim të të mbijetuarve nga tortura. Organizata këtë gjë e bën duke ofruar shërbime rreth 1000 të mbijetuarve nga tortura brenda kufijve të Anglisë dhe të Skocisë në vit, duke përfshirë edhe terapi psikologjike dhe fizike, dokumentacion mjeko-ligjor të llojit të torturës, këshilla legale dhe të mirëqënies, dhe projekte kreative.

 

Raporti i plotë: https://www.freedomfromtorture.org/news-blogs/9471

Torturë ka pasur në më shumë se 17 paraburgime të ndryshme policore brenda qyteteve të shënuara më posht

Related News