Qeveria turke ka ndërpritur fondin e dhënë për Rafia Nur, një vajzë 12 vjeçare, babai i së cilës është burgosur mbi lidhjet e dyshimta me Lëvizjen Gylen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë për orkestrimin e grushtit të shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Sipas së përditshmes, Yeni Asya, personi E.A. një shërbyes publik i shkarkuar nga detyra dhe babai i Rafia Nur, e cila vlerësohet si 97% e paralizuar, raportohet të mbahet nën arrest në burgun në Izmir gati se gjashtë muaj mbi lidhjet e dyshuara me lëvizjen Gylen.

Pjesa e poshtme e trupit të vajzës Rafia është e paralizuar, gjë që e pamundëson atë të ec apo të qëndroj në këmbë.

Pas grushtit të shtetit më 15 korrik, Turqia është shndërruar në një qendër të njerëzve viktima nga spastrimet e ushtruara nga ana e qeverisë turke. Partia qeveritare turke dhe presidenti turke Rexhep Tajip Erdogan akuzojnë Lëvizjen Gylen për orkestrimin e përpjekjes për grusht shtet, pas të cilës nisën një spastrim të gjerë me synim që t’i pastrojnë përkrahësit e lëvizejs nga institucionet shtetërore, depersonalizimin e figurave popullore të lëvizjes si dhe arrestimin e tyre.

Lëvizja Gylen mohon kategorikisht të jetë e përfshirë në këtë grusht shtet.

Related News