Me mijëra gra në Turqi, shumica me foshnja, kanë qenë të burgosur në masat e rrepta, me të cilën nuk ekziston ngjashmëri dhe janë subjekt i torturave dhe keq trajtimeve nëpër qendrat për arrest dhe nëpër burgje, si pjesë e fushatës sistematike të qeverisë për frikësim dhe persekutim të kritikëve dhe oponentëve të tij, thuhet në një raport të ri të publikuar nga ana e Qendra e Stockholm për Liri (SCF), i titulluar “Gratë e Burgosur në Turqi: Fushatë Sistematike për Persekutim dhe Frikë”.

Motivimi pas politikës së qëllimshme të Turqisë për burgosjen e grave, ku ka raste të grave që sapo kanë bërë lindje ose të shtatëzënisë, duket se po krijon një çregullim në shoqërinë turke, gjithashtu edhe ngrit zëra alternative dhe kritika të ndryshme, thuhet në raportin e SCF.

Në raste të ndryshme, SCF, ka identifikuar gra që kanë qenë të burgosur në spital menjëherë pas lindjes, pa pasur mundësinë për tu shëruar. Shumica e grave janë burgosur përderisa kanë qenë në vizit tek bashkëshortët e tyre të burgosur, duke i lënë fëmijët e tyre të bllokuar në kaosin që pason në një sistem të drejtësisë kriminale që u keqpërdorë nga ana e qeverisë turke për t’i ndëshkuar zërat kritike.

Në një rast, një grua humbi mendjen për shkak të torturave policore përderisa ishte në paraburgim, por ajo përsëri u dërgua në burg, edhe pse asaj i ishte dhënë diagnoza për një efetk të tillë. Një grua tjetër u burgos, sepse burri i saj, një gazetar kishte shkuar jashtë shtetit. Në shumicën e rasteve, qeveria ka burgosur gratë e biznesmenëve që janë detektuar të përkrahin opozitën në vend të autrokratit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke i konfiskuar bizneset e tyre dhe pasuritë personale.

Kryetari i SCF, Abdullah Bozkurt ka thënë se kjo praktikë për targetim të qëllimshëm të grave përmban një mesazh paralajmërimi në tërë territorin turke se asnjëri nuk do të jetë i sigurt nga zemërimi i presidentit turk, Erdogan dhe qeveria e tij.

“Në mënyrë të qartë është duke shkelur ligjin si dhe rregullat dhe rregulloret mbi të cilat Turqia është zotuar t’i përmbush si anëtare e organizatave të ndryshme ndërqeveritare”, ka shtuar ai.

Kjo praktikë e turpshme e burgosjes së grave nga gjykatës e deri në gazetarë, mësues e mjekë, në numra marramendëse ka shtuar një dimension të ri gjuetisë masive të shtrigave që është duke iu ushtruar kritikëve, kryesishtë duke i targetuar anëtarët të lëvizjes shoqërore të lëvizjes Gylen.

Asnjëra nga gratë e arrestuar dhe të burgosur nuk ka asnjë regjistër të ndonjë krimi, por arsyeja e arrestimeve dhe burgosjeve të tyre ndodh vetëm se presidenti turk brenda nate ata i quajti terroristë dhe orkestrues të grushtit të shtetit. Ato akoma nuk janë dënuar, dhe në shumicën e rasteve, as edhe të paditur, por arsyeja pse janë futur në paraburgim është vetëm ndëshkimi i tyre.

Në raste të shumta të dokumentuar nga ana e SCF, shëndeti psikologjik dhe fizik i grave të burgosur është përkeqësuar në mënyrë rapide pasi që kanë qenë preh e shumë abuzimeve, izolimit, ushqim dhe higjienë të dobët, mungesë për qasje të kujdesit shëndetësor dhe trauma psikologjike nga burgosjet. Paraburgim gjyqësor i grave në numër të mëdha ka ndikuar jo vetëm gratë e burgosura por gjithashtu edhe fëmijët dhe familjet e tyre.

SCF ka thënë se rastet e prezantuara në raportin e përgatitur janë vetëm një pjesë shumë e vogël e ajsbergut, sepse shumica e rasteve nuk raportohen nga frika për persekutime të vazhdueshme të viktimës ose të anëtarëve të famlijes. Edhe në rastet që janë zbuluar deri tani, disa japin idenititet e plota të tyre, kurse disa të tjerë japin vetëm inicialet për të mos i shfaqur identitetet e tyre, që është e mjaftueshme për të parë pikturën e trishtuar të Turqisë.

Organizata ka shtuar, “Presidenti Erdogan, i cili udhëheq këtë fushatë të gjuetisë së shtrigave dhe bashkëpunëtorët e tij në qeveri duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë praktikë të tmerrshëm që rezulton me një impakt shkatërrues në mirëqenien e grave dhe fëmijëve të tyre në Turqi”.

Raportin e SCF mund ta përcillni në http://stockholmcf.org/wp-content/uploads/2017/04/Jailing-women-in-Turkey.pdf.

Related News