KUSH JEMI NE?

Ne jemi një grup i vogël i gazetarëve që tenton të bëhet zëri i popullit turk që është duke vuajtur nga regjimi despot.

Të gjithë ne, kemi arsyet tona individuale që na shtyu të startojmë me këtë portal. Pjesëtarët e familjes të disa nga ne, aktualisht janë të arrestuar. Disa nga ne kemi edhe shokë të afërt të cilët janë duke u torturuar nëpër burgje. Kurse disa të tjerë kemi qenë preh e spastrimeve drastike të qeverisë turke pas grushtit të shtetit.

Një numër i vogël i gazetarëve tek ne vetëm se kemi jetuar jashtë Turqisë, kurse disa të tjerë mezi arritën të largohen nga Turqia.

Këto jemi ne… Një grup i gazetarëve të rinj që posedojnë gjithçka të nevojshme për ta startuar këtë portal; aftësi gazetareske, monedha prej 50 dollarëve dhe dëshirë për ta luftuar despotizmin.

Kemi përzgjedhur të mos i shënojmë emrat tona për arsye të dukshme. Po, ndoshta rrezikojmë jetën, mirëpo secili nga ne akoma posedon familje. Në Turqi, kur qeveria nuk mund ta arrestoj një gazetarë, kritik apo cilindo që e shpall si jo besnik, asnjëri nuk e di se cilin apo cilën nga familja e tij mund ta mbyllin me forcë: prindërit, ndonjë nga farefisi apo fëmijët…

Storiet që do t’i lexoni në këtë portal janë të vërteta. Çdo storie që na vjen kalon përmes një procesi të plotë të verifikimit. Ne, i publikojmë vetëm ato lajme që janë qind përqind të vërteta. Storiet që nuk i publikojmë për shkak të mungesës së verifikimeve të besueshme janë shumë më shumë se ata që i publikojmë.

Gazetaria nuk është krim. Asnjëherë nuk ka qenë i tillë dhe kurrë s’do të jetë.

Metodologjia Jonë

Spastrimet në Turqi janë kampanjë e despotit politik të partisë politike të qeverisë aktuale turke (AKP) dhe të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, pas puçit të dështuar të 15 korrikut. Kjo kampanjë kaplon spastrime të një rrethi të gjerë të zyrtarëve brenda burokracisë së shtetit, presion ndaj mijëra civilëve për shkak të lidhjeve të dyshuar me klerikun turk që jeton në SHBA-të, Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e akuzon se është truri i grushtit të shtetit të dështuar në Turqi. Pas të cilit vijuan kontrolle të shumta policore, burgosje dhe shumë pohime për tortura dhe vdekje të paidentifikuara nëpër burgje të Turqisë.

www.turkeypurge.com është një portal e themeluar me qëllim që të gjurmoj gjuetinë e shtrigave ekstensive në Turqi.

Në faqen tonë kryesore japim numra të përditshme të akademikëve, oficerëve ushtarakë, oficerë të policisë, mësimdhënës, zyrtarë qeveritar dhe burokratë, të cilët janë pushuar nga puna e tyre si pjesë e spastrimeve të vazhdueshme në Turqi.

Kalkulimet tona kryesisht i bazojmë në këto tre burime:

1-www.resmigazete.gov.tr/eskiler/2016/09/20160901M1-1.htm

2- https://freedomforturkishacademics.wordpress.com

3-https://cpj.org/blog/2016/09/authorities-prevent-journalist-wife-from.php

Në seksionin e njëjtë gjithashtu bëjmë edhe gjurmimin e personave që janë burgosur nga 15 korriku e këndej. Ja burimet:

1- http://www.haberturk.com/gundem/haber/1298492-fetoden-tutukalanlar-ve-gozaltina-alinanlar-19092016

Në këtë faqe gjithashtu japim të dhëna edhe për shoqatat, fondacionet, shkollat, konviktet dhe universitetet që pas 15 korrikut janë mbyllur nga ana e qeverisë. Burimet:

1- http://www.resmigazete.gov.tr/eskiler/2016/07/20160723-8.htm

Në këtë portal gjithashtu do të mund të gjeni edhe numrin e gazetave të mbyllura pas 15 korrikut dhe gazetarëve të burgosur deri më sot. Burimet tona:

1-http://platform24.org/medya-izleme/1702/olaganustu-h-l-de-gazeteciler—16

2- http://www.zamanaustralia.com.au/2016/07/ohal-karari-ile-medyaya-darbe-iste-kapatilan-yayin-organlari/ Turkey Purge

Share This